Stavri Bello: Hapësira të reja për sportin shqiptar

607
Gjatë ditëve të zhvillimit të Lojërave Evropiane në Baku, Sekretari Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të institucioneve sportive evropiane. Këtë lajm e bën me dije vetë KOKSH me anën e një deklarate gjatë së cilës theksohet se në takimin e zhvilluar me Presidentin e COE, Patrick Hickey u diskutua mbi axhenden e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të COE që do të zhvillohet në Tiranë, në datën 17 shtator 2015. Sakaq në takimet me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Evropiane të Xhudos, Envic Galea, është diskutuar mbi programet e kualifikimit të trajnerëve dhe mundësitë që ofron federata Evropiane e Xhudos. 
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Xhudos, Envic Galea u angazhua se do të mbuloj shpenzimet e kualifikimit për dy trajner në muajt në vazhdim, të cilat kishin si kusht të rëndësishëm njohjen e gjuhës angleze. Një takim i rëndësishëm ishte edhe ai i zhvilluar me Presidentin e Federatës Evropiane te Çiklizmit David Lappartien, i cili mbas nënshkrimit të Protokoll Marrëveshjes në Paris, rikonfirmoi mbështetjen e projekteve me Federatën Shqiptare të Çiklizmit dhe kontributin për ndërtimin e një piste BMX në Tiranë.
Në takimin që Sekretari i Përgjithshëm Stavri Bello zhvilloi me Presidentin e Federatës Evropiane të Notit, Paolo Barelli u diskutua mundësia e organizimit të kurseve kualifikuese në Tiranë. Në takimin me përfaqësuesit e Federatës Evropiane të Basketbollit, Bello i informoi ata mbi ecurinë e kursit të kualifikimit për trajner që po zhvillohet në Tiranë me mbështetjen e KOKSH, FSHB, SO dhe FIBA, si dhe i ftoi ata të bëjnë një vizitë në Tiranë.
Sigal