Statistikat kundër Kombëtares në ndeshjet e qershorit

809
Sigal

Në 19 ndeshje, për eliminatoret e europianëve dhe botëroreve, kemi arritur 5 fitore dhe 14 humbje

Kur kanë mbetur edhe 15 ditë nga ballafaqimi i rëndësishëm me Norvegjinë, më 7 qershor, në një ndeshje kyçe që do të thotë shumë për shanset e Kombëtares sonë, në rrugën e saj drejt finaleve të Kampionatit Botëror “Brazil 2014”, optimizmi kuqezi po merr nuanca të forta. Në fakt, argumentet pozitive ekzistojnë, ku më kryesori është triumfi 1-0 ndaj Norvegjisë në “Rasunda” të Olsos, në temperatura që shkuan deri në -10 gradë. Por, ndërsa presim që “vikingët” të rraskapiten në një “Qemal Stafa”, duke pasur si aleatë lojtarin e 12-të dhe temperaturat e larta të qershorit (deri në 30 gradë në mbrëmje), statistikat e ndeshjeve të Shqipërisë në muajin qershor nuk janë dhe aq të “ngrohta”, madje kahu është shumë negativ. Ia vlen të kujtojmë se, në të vetmen përballje me Norvegjinë në Tiranë, në një ndeshje të zhvilluar para 14 vjetësh, më 5 qershor 1999 për eliminatoret e Euro 2000, kemi humbur 2-1 me Astrit Hafizin në bankinë. Në fakt, duke parë statistikat, muaji qershor s’është aspak në favor të Shqipërisë, përsa u përket ndeshjeve zyrtare ndërkombëtare. Në 19 ndeshje, për eliminatoret e europianëve dhe botëroreve, bilanci është tepër i hidhur: 5 fitore dhe 14 humbje. Duke i para statistikat më në thellësi, në 8 ndeshje në Tiranë kemi fituar 3 dhe humbur 5; ndërsa në transfertë natyrshëm që “peshorja” lëviz dukshëm nga humbjet: në 11 ndeshje, 9 humbje dhe 2 fitore. Pra, nuk kemi barazuar në asnjë ndeshje, pavarësisht se ndaj Irlandës, Zvicrës, Portugalisë, kemi humbur me gola në minutën e fundit apo kohën shtesë. Fitoret janë vërtet të pakta, por e dobët ka qenë Shqipëria. Pesë fitoret janë arritur ndaj kundërshtarëve dukshëm më inferiorë se ne, teksa spikasin dy fitoret ndaj Luksemburgut (2-0 dhe 3-0) për eliminatoret e Euro 2008 (të dyja të Oto Bariçit), ajo 1-0 me Lituaninë me Bejkush Birçen (eliminatoret e Botërorit 1994, më 3 qershor 1992). Një fitore ka arritur edhe Hans-Peter Brigel, 3-2 ndaj Gjeorgjisë (eliminatoret e Botërorit 2006, më 4 qershor 2005 në Tiranë). Dy fitoret në transfertë janë ato me Moldavinë (3-2, në Kishinau, më 7 qershor 1995 me trajner Neptun Bajkon) dhe Luksemburgun (3-0, në Luksemburg, më 6 qershor 2007 me trajner Oto Boriçin). Përsa u përket humbjeve, e para daton, më 29 qershor 1963 në Kopenhagen, një 4-0, kur në drejtimin e Kombëtares ishte Loro Boriçi. Në fakt, shpesh duken të hidhura, pasi kemi humbur me kundërshtarë shpësh herë të nivelit tonë, si Finlanda, Lituania, Sllovenia, Irlanda, por dhe me emra të mëdhenj si Gjermani, Austria, Portugalia apo dhe vetë Norvegjia.

Nëntë trajnerët, sundon Brigeli

 Janë nëntë trajnerë të Shqipërisë që, kanë zhvilluar së bashku 19 ndeshje në muajin qershor. Oto Bariç ka arritur një sukses 100% në ndeshjet e muajit qershor. Kroati i fitoi të dyja ndeshjet e tij me Luksemburgun, si në Tiranë ashtu dhe në Luksemburg. Edhe Neptun Bajko e fitoi ndeshjen e tij, madje në transfertë kundër Moldavisë (3-2). Gjermani Brigel është trajneri që, ka zhvilluar më shumë ndeshje, në këtë periudhë: 4, me 1 fitore (ndaj Gjeorgjisë 3-2) dhe 3 humbje.

Shqipëria në muajin qershor

  El.Euro 1964

29 qershor 1963, Kopenhagen

Danimarkë-Shqipëri 4-0

Trajner: Loro Boriçi

El.Euro 1972

12 qershor 1971, Karlsruhe

Gjermani P.-Shqipëri 2-0

Trajner: Loro Boriçi

E.Botërori 1974

21 qershor 1973, Helsinki

Finlandë-Shqipëri 1-0

Trajner: Loro Boriçi

El.Euro 1984

8 qershor 1983, Tiranë

Shqipëri-Austri 1-2

Trajner: Shyqyri Rreli

El.Botërori 1994

3 qershor 1992, Tiranë

Shqipëri-Lituani 1-0

Trajner: Bejkush Birçe

El.Botërori 1994

2 qershor 1993, Kopenhagen

Finlandë-Shqipëri 4-0

Trajner: Bejkush Birçe

El.Euro 1996

7 qershor 1995, Kishinau

Moldavi-Shqipëri 2-3

Trajner: Neptun Bajko

El.Botërori 1994

7 qershor 1997, Porto

Portugali-Shqipëri 2-0

Trajner: Astrit Hafizi

El.Euro 2000

5 qershor 1999, Tiranë

Shqipëri-Norvegji 1-2

Trajner: Astrit Hafizi

El.Euro 2000

8 qershor 1999, Tiranë

Shqipëri-Slloveni 0-1

Trajner: Astrit Hafizi

El.Botërori 2002

6 qershor 2001, Tiranë

Shqipëri-Gjermani 0-2

Trajner: Medin Zhega

El.Euro 2004

7 qershor 2003, Dublin

Irlandë-Shqipëri 2-1

Trajner: Hans-Peter Brigel

El.Euro 2004

7 qershor 2003, Gjenevë

Zvicër-Shqipëri 3-2

Trajner: Hans-Peter Brigel

El.Botërori 2006

4 qershor 2005, Tiranë

Shqipëri-Gjeorgji 3-2

Trajner: Hans-Peter Brigel

El.Botërori 2006

8 qershor 2005, Kopenhagen

Danimarkë-Shqipëri 3-1

Trajner: Hans-Peter Brigel

El.Euro 2008

2 qershor 2007, Tiranë

Shqipëri-Luksemburg 2-0

Trajner: Oto Bariç

El.Euro 2008

8 qershor 2005, Luksemburg

Luksemburg-Shqipëri 0-3

Trajner: Oto Bariç

El.Botërori 2010

6 qershor 2009, Tiranë

Shqipëri-Portugali 1-2

Trajner: Josip Kuzhe

El.Euro 2012

7 qershor 2011, Zenica

Bosnjë-Shqipëri 2-0

Trajner: Josip Kuzhe

Bilanci në total

19 ndeshje; 5 fitore, 0 barazime, 14 humbje

Bilanci në Shqipëri

8 ndeshje; 3 fitore, 0 barazime, 5 humbje

Bilanci në transfertë

11 ndeshje; 2 fitore, 0 barazime, 9 humbje

Kjo është hera e dytë për kapitenin e Shqipërisë, pasi më parë kishte fituar Kupën e Francës me PSG-në

 Lorik Cana fiton Kupën e Italisë

  Lorik Cana fitoi me Kupën e Italisë, pasi Lacio e tij mposhti 1-0 Romën, në një ndeshje shumë të luftuar dhe me një tension të madh (8 kartonë të verdhë dhe një të kuq). Kjo është hera e gjashtë që lacialët e fitojnë këtë trofe. Kështu, Lacio ku është drejtor sportiv Igli Tare siguroi edhe një biletë për në Ligën e Europës. Fatin e ndeshjes e vendosi një gol i realizuar nga Senad Luliç në minutën e 71-të. Kapiteni i Shqipërisë, luajti si zakonisht në mbrotje, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer. Kjo është hera e dytë që Cana fiton Kupën, pasi më parë e kishte bërë atë me Paris Sën-Zhermenin në Francë, në vitin 2004. Me medaljen e fituesit u nderua edhe portieri i ri i talentuar, Thoma Strakosha, pavarësisht se djali i legjendës Foto Strakosha, ishte në bankinë. Roma pagoi nervozizmin e saj, ndërkohë që Lacio ishte hermetike në mbrojtje.

KOMBËTARJA

Lorik Cana s’mund ta harrojë kurrë mbrëmjen kur Shqipëria mundi 2-1 Greqinë, kampionen e freskët të Europës, më 4 shtator 2004. Kapiteni i Shqipërisë ia përcolli emocionet e tij gazetës së madhe franceze, “L’Equipe”, teksa foli për disa nga derbet dhe takimetr e mëdha që ai kishte përjetuar. “Pas derbit Paris Sën-Zhermen-Olimpiku i Marsejës, unë kam jetuar një nga derbet më të mëdha të botës kur luaja me Gallaratasarajin, përballë Fenerbahçes. Një ndeshje ku pasion shndërrohet në fanatizëm. Kam shumë kujtime nga këto lloj ndeshjesh, por ajo që unë kam përjetuar me Shqipërinë është diçka ndryshe. Bëhet fjalë pikërisht për ndeshjen e vitit 2004 kundër Greqisë, që sapo ishte kurorëzuar kampione e Europës, një ndeshje e luajtur në një ambient surrealiste”. Shqipëria fitoi 2-1 falë golave të shpejtë të Edvin Muratit dhe Adrian Aliajt, ndërsa në bankinën kuqezi ishte gjermani Hans-Peter Brigel. Pas ndeshjes e gjithë Shqipëria ishte në festë, teksa rrugët e kryeqytetit u pushtuan nga mijëra kuqezinj. Ndërsa në Tiranë festohej me madhështi, urrejtja e tifozëve grekë shkaktoi edhe një viktimë: Gramoz Palushi u vra në ishullin e Zakinthosit.

 Fituesit shqiptarë në Itali

  Fituesit e parë shqiptarë në futbollin e huaj datohen pikërisht në futbollin italian: Sllave Llambi, që fitoi kampionatin italian me Bolonjën në sezonin 1940-1941, Naim Krieziu me Romën në sezonin 1941-1942, si dhe Riza Lushta, ky i fundit fitoi me Juventusin Kupën e Italisë, në sezonin 1941-1942. Në Italinë “moderne” kanë luajtur e luajnë disa lojtarë, si Tare, Bogdani, Cana, Ujkani, por vetëm Loriku dhe Thoma Strakosha sapo fituan Kupën e Italisë me Lacion (2012-2013). Kupa e Italisë është e veçantë për Igli Taren, pasi ai u bë drejtori i parë sportiv shqitpar që fiton një trofe.

Fituesi Strakosha, babë e bir

 Është me të vërtetë një fakt interesant. Për hërë të parë, babë e bir, pra që të dy lojtarë shqiptarë fitojnë kupën e një vendi të huaj, dhe që të dy janë portierë. Foto Strakosha fiton me Panionos ne Greqi, 1997-1998, i biri, Thomai, e fiton ne Itali me Lacion, 2012-2013. Gjithsesi, nëse Fotoja ishte protagonist nga minuta e parë dhe deri te e fundit me skuadrën greke, Thomai ishte në bankinë në fitoren e Lacios.

 Tare: “Vitin tjetër duam Champions!”

Lacio fitoi derbin më të rëndësishëm, dhe një duartrokitje shkon dhe për drejtorin sportiv Igli Tare, që me një buxhet të kufizuar në dispozicion kontriubuoi në formimin e një grupi të aftë për të fituar ndeshjen më të rëndësishme. “Jemi shumë të lumtur, – tha ai për ‘Rai Sport’ – pasi kuorëzuam një sezon të madh. Do të ishte një humbje e rëndë, pasi në dy sezonet e fundit kemi humbur një vend në Ligën e Kampioneve”.

Fituesit e kupave

 Riza Lushta          Itali

Roland Agalliu       Rumani

Eduard Abazaj        Kroaci

Kliton Bozgo         Slloveni

Rudi Vata            Skoci

Kliton Bozgo         Slloveni

Viktor Paço          Slloveni

Fotaq Strakosha            Greqi

Edvin Murati         Francë

Kliton Bozgo         Slloveni

Mehmet Dragusha      Slloveni

Albert Duro          Rumani

Elton Ceno           Rumani

Besnik Hasi          Belgjikë

Ilir Çaushllari            Belgjikë

Rezart Trebicka      Kanada

Bledar Kola          Greqi

Eris Tafaj           Kanada

Gentian Dervishi           Kanada

Erald Popa           Kanada

Altin Ruci           Kanada

Ermal Murataj        Kanada

Gentian Buzali       Kanada

Lorik Cana           Francë

Arjan Beqaj          Qipro

Altin Haxhi          Qipro

Admir Teli           Azerbajxhan

Ahmed Januzi         Ukrainë

Debatik Curri        Ukrainë

Armend Dallku        Ukrainë

Altin Lisi           San Marino

Klodian Duro         Qipro

Serxhio Abdurahmani  Greqi

Elvin Beqiri         Azerbajxhan

Julian Aliaj         San Marino

Xhevair Sukaj        Iran

Ervin Bulku          Iran

Lorik Cana           Itali

Thoma Strakosha      Itali