Statistikat e eliminatoreve të Botërorit. Nga golashënuesi deri tek Kombëtarja që ka realizuar më shumë

535
Janë zyrtarizuar deri më tani 31 nga 32 pjesëmarrësit e Botërorit “Rusi 2018”,me biletën e fundit që do të pritet në përballjen mes Perusë dhe Zelandës së Re.
Me kompletimin pothuajse të fushatës eliminatore këto janë disa nga statistikat e prodhuara, më pas të publikuara nga FIFA:
FIFA
1) 2454 gola të shënuar me një mesatare 2.8 gola për ndeshje;
2) 2960 kartona të verdhë dhe 148 kartona të kuq të akorduar;
3) Kombëtarja që ka shënuar më shumë: Australia, 48 gola në 20 takime;
4) Mesatarja më e lartë e golave për ndeshje: Belgjika, 4.3 gola për ndeshje;
5) Golashënuesi më i mirë i eliminatoreve: Robert Lewandowski, 16 gola në 10 takime;
6) Lojtari më me shumë minuta të luajtura: Ibrahim ALMA (Siria), 1740 minuta në 19 ndeshje.
Sigal