Statistika të frikshme. 8 ndeshje 8 fitore, por te Brazili janë të shqetësuar

478
Një botëror dhe një Kupë Amerike për t’u harruar, por me drejtimin e seleçaos nga tekniku Tite, duket se 5 herë kampionët e Botës kanë rilindur. Brazili në 8 ndeshje, 100% fitore, 22 gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar.
Kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018” kanë ngritur në piedestal Neymar me shokë duke përfshirë këtu fitoret ndaj Argjentinës dhe Uruguait.
Këto fitore bënë që stafi trajnues të arrijë objektivin e parë: shpëtimi i krenarisë braziliane dhe, kryesorja, të shkëpusë ekipin nga lufta e nxehtë e kualifikueset duke e siguruar praktikisht pjesëmarrjen në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi. Tani misioni është një tjetër: të shmangin euforinë në skuadër dhe të sigurojnë që paraqitjet e mira të vazhdojnë edhe në Kupën e Botës. Dhe stafi teknik ka filluar të kërkojë zgjidhjet.
Kjo ishte një nga temat kryesore të takimit midis Tite, koordinatorit të Selecao Edu Gaspar, dhe pjesëtarëve të tjerë të stafit teknik përpara stërvitjes të së shtunës në Morumbi. Futbolli i paraqitur deri tani ka transformuar ambientin. Zhgënjimet në Kupën e Botës dhe Copa America me sa duket janë harruar nga tifozët. Por arsyeja pse stafi teknik është i shqetësuar është se Brazilit nuk i ka munguar cilësia në tre botëroret e fundit, por mentaliteti i dobët ka bërë që ata të eliminohen. Tite e quajti një ndeshje historike fitoren 4:1 ndaj Uruguait – jo për rezultatin por më tepër për vetë triumfin. Ishte vetëm hera e dytë që Brazili mundi Uruguain në Montevideo.

Trajneri brazilian është kthyer në idhullin e tifozëve të cilët nuk ngurojnë të këndojnë kore për të gjatë ndeshjeve për mënyrën se si po luan Selecao. Brazili është rikthyer aty ku i takon, me Tite-n në krye. Por stafi teknik kërkon që ekipi të qëndrojë me këmbë në tokë. Me 30 pikë të grumbulluara, Brazili e ka 99% të sigurt kualifikimin për në Kupën e Botës, diçka që mund të konfirmohet përfundimisht nëse ata mundin Paraguain të martën në Sao Paulo dhe nëse Kili dhe Ekuadori humbasin ndaj Venezuelës dhe Kolumbisë.
Sigal