Starti në Londër, por Siti bën “parajsë” te dhomat e zhveshjes

550
Nga Agron KAJA
PREMIERLIGA ANGLEZE/ Nis sot sezoni i ri, ja çfarë spikat në këtë fillim që topin e parë e shkelmon në kryeqytet 
Me Çelsin Kampion dhe Mancester Junaitedin fitues të FA Cup, kjo ishte “koka” e futbollit anglez në sezonin e kaluar, në të cilin, në 38 javë, skuadrat treguan se kjo lojë po bëhet më shumë se biznes dhe spektakël. Në statusin e Kampionit, Çelsi e nis në Londër këtë sezon, me Bërnlin modest, por kjo Premierligë 2017-2018, do të ketë startin një ditë më pas në “Amfield”, ku Arsenali do të presë Leisterin, një skuadër që ka befasuar sezone më parë. S kuadra e Arsen Venger, e nisi me trofe sezonin e ri futbollistik, pasi në mesjavë “Topçinjtë” e Londrës fituan Superkupën e Anglisë ndaj Çelësit, kjo vetëm pas penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Më shumë se sa ndeshje të bukura, apo befasuese, kalendari i javës së parë të Premierligës i ka vendosur skuadrat thuajse në kushte superiore për skuadrat vendase, ndërkohë që veçohet si një nga sfidat më të vështira, ajo që do të luhet në Njukasëll, ku “qymyrxhinjtë” debutues presin Totenhemin, skuadrën nënkampione të sezonit të kaluar. Edhe gjermani Klop e ka quajtur të vështitë sfidën e Liverpulit ndaj Uatford, aq sa ai i ka kërkuar përqendrim skuadrës së tij që të mos e humbasë këtë ndeshje në start. Për Hoze Murinjon, skuadra dukej e kolauduar në Superkupën e Europës, të cilën e humbi me Real Madridin, por portugezi ka deklaruar dje në mediat angleze, se “…Nuk do të dalim nga stadiumi pa tri pikët…”. Ka edhe të tjera të veçanta në këtë start të Premierligës angleze, e duke qëndruar përsëri në Mançester, veçohen kushtet që ka krijuar Siti për lojtarët e vet në dhomat e zhveshjes, me sauna dhe pishina. “Qytetarët” e Mançesterit do të kenë luksin më të lartë të kohës sot, ndoshta edhe për ta motivuar më shumë skuadrën e Guardiolës, që këtë sezon të mos kënaqet me vendin e tretë. Duke ju referuar edhe lëvizjeve të fundit në merkaton e kësaj vere, për Kutinjon e Liverpulit, kjo mund të jetë ndeshja e fundit, pasi Barcelona e kërkon si zëvendësuesin e Nejmarit.
Ndeshjet-Java e parë
Datë 11 gusht 2017 
Arsenal-Leister 20:45
Datë 12 gusht 2017 
Uatford-Liverpul 13:30
Çelsi-Bërnli 16:00
K. Palas-Hudersfilld 16:00
Everton-Stok Siti 16:00
Sauthempton-Suonsi 16:00
Uest H-Bournemouth 16:00
Brighton-Mançester S 18:30
Datë 12 gusht 2017 
Njukasëll-Totenhem 14:30
Mançester J-Uest Hem17:00
RENDITJA
Nr. Skuadrat Nd P
1.Arsenal 0 0
2.Çelsi 0 0
3.Everton 0 0
4.Liverpul 0 0
5.Manç. S 0 0
6. Manç. J 0 0
7.Njukasëll 0 0
8.Totenhem 0 0
9.Uest Hem 0 0
10.Bernli 0 0
11.K. Palas 0 0
12.Leister 0 0
13.Sauthemp. 0 0
14.Stok Siti 0 0
15.Uatford 0 0
16.Uest Brom 0 0
17.Bornemot 0 0
18.Bringhton 0 0
19.Hudersfild 0 0
20.Suonsi 0 0
Sigal