Starova “ndërron” marshin e Partizanit, tronditet bankina e Milinkoviç

716
Nga Agron KAJA
KATEGORIA SUPERIORE/ U mbyllën dje ndeshjet e javës së 11-të, fitorja e javës u “stampos” në “Zeqir Ymeri”, pikë morali për të kuqtë
Edhe pse Sulejman Starova foli pas ndeshjes në Kukës, ku Partizani fitoi 2-1, “Bobi” nuk i kurseu deklaratat e tij edhe për gazetën “Telegraf”, ku jo vetëm që rikonfirmoi pakënaqësinë ndaj mediave, për mënyrën se si i trajtojnë ato skuadrat dhe kërkesat ndaj arbitrave, por njëherësh vlerësoi edhe për tri pikët. “Një fitore e tillë në këtë transfertë të vështirë, mendoj se më shumë tregon edhe forcën e karakterit të skuadrës së Partizanit. Që ditën e parë kur morra drejtimin e skuadrës kam folur me lojtarët, pasi nuk ka qenë gjendje e mirë psikologjike. Kjo situatë nuk tregon dobësinë tonë me rivalët, sepse ata më shumë nga ne kanë pikët, asgjë tjetër. Sot (dje) jam i lumtur, sepse përveç tri pikëve, ishte një fitore më shumë për moralin e ngritur të skuadrës. Ajo më besoi se ka mundësi të luajë mirë, por edhe Zoti na shpërbleu”, kështu theksoi fillimisht në deklarimin e tij trajneri i Partizanit, i cili në analizën e kësaj fitoreje, që kishte munguar nga java e shtatë më 22 tetor 2017, 1-0 ndaj Vllaznisë, tregoi se penalltia nuk ishte e rregullt në favor të Kukësit. “Ne u goditëm në fillim të ndeshjes me një penallti inekzistente, që në minutën e 8-të, por kemi rikuperuar një pjesë të mirë të anës psikologjike. Prodhuam një lojë shumë të mirë dhe morëm një rezultat të merituar. Dy golat erdhën si rrjedhë e kësaj loje të mirë që skuadra zhvilloi deri në fundin e ndeshjes, duke e merituar fitoren”. 

Milinkoviç paralajmëron largimin, bankina e Kukësit në “ajër”
Në ndeshjen e javës së 11-të, Kukësi ka humbur 1-2 ndaj Partizanit, dhe ky rezultat e ka tronditur bankinën me trajnerin Milinkoviç, i cili ndoshta e ka paralajmëruar largimin, pasi në fundin e ndeshjes u ka komunikuar lojtarëve një mundësi të tillë. “Presidenti Gjici priste t’i afroheshim Skënderbeut, por fitorja nuk erdhi as sot (dje), dhe unë ndjehem përgjegjës i humbjes. Sepse kur humbet nuk ndihesh mirë, sidomos kur kjo ndodh në fushën tënde. Nesër (sot) do takohemi me presidentin, do bisedojmë dhe do marrim vendimet tona, por unë ndihem shumë keq, pasi edhe presidenti, edhe ne si ekip dhe staf, prisnim që të ngushtonim distancën me Skënderbeun. Tani duhet ndryshuar diçka, e me siguri që do marrim një vendim për të mirën e Kukësit”. Në ndeshjen e radhës për javën e 12-të, Kukësi luan në transfertën e Laçit pas 5 ditësh, dhe bankina mbetet ende në “ajër”.
Një fitore e tillë në këtë transfertë të vështirë, më shumë tregon edhe forcën e karakterit të skuadrës së Partizanit, ndërsa për skuadrën e Kukësit, humbja tregon se luhatjet në lojë dhe rezultate nuk të orientojnë drejt përsëritjes së suksesit për titullin kampion
Trajnerët në nëntë javë
Skuadra Ishte Është
1. Kukësi M.Milinkoviç ?
2. Skënderbeu I. Daja I. Daja+
3. Flamurtari Sh. Duro Sh. Duro+
4. Kamza R. Ndreu R. Ndreu+
5. Laçi G. Mezani S. Nica
6. Partizani M. Iuliano S. Starova 
7. Teuta G. Magani G. Magani
8. Luftëtari Fernandez H. Lika
9. Vllaznia A. Cungu E. Gjoka
10. Lushnja A. Bano H. Dedja

Rezultatet-Java e 11-të
Të shtunën, 19 nëntor 2017 
Lushnja-Flamurtari 0-1
Shënues: Liçaj 90+1’
Skënderbeu-Kamza 1-1
Shënues: Radas 66’/Plaku 85’
Teuta-Vllaznia 1-0
Shënues: Çyrbja 15’
Dje, 20 nëntor 2017 
Kukësi-Partizani 1-2
Shënues: Guri 8’ (11-m) / 
Bardhi 21’, Progni 45’
Luftëtari-Laçi 1-1
Shënues: Abazaj 2’/ Gjoni 89’

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Skënderbeu 11 27
2. Flamurtari 11 20
3. Kukësi 11 19
4. Kamza 11 17 
5. Laçi 11 15
6. Partizani 11 14
7.Teuta 11 14 
8. Luftëtari 11 9
9. Vllaznia 10 6
10. Lushnja 10 5

Ndeshja e prapambetur
Datë 22 nëntor 2017
Vllaznia-Lushnja 14:00
Ndeshjet-Java e 12-të
Datë 25 nëntor 2017 
Laçi-Kukësi 14:00
Flamurtari-Teuta 17:00
Datë 26 nëntor 2017 
Vllaznia-Luftëtari 14:00
Kamza-Lushnja 14:00
Datë 27 nëntor 2017 
Partizani-Skënderbeu 17:00
Sigal