Starova: Barazimi rezultat i drejtë, fusha na e vështirësoi punën

671
Trajneri i partizanit, Sulejman Starova, e cilëson të drejtë barazimin pa gola ndaj Kukësit. Në një prononcim për “Gol pas goli”, tekniku i të kuqve ua vuri fajin edhe specifikave të terrenit në “Zeqir Ymeri” për problemet që ekipi i tij shfaqi sot.
Komentet e Starovës:
Barazim i drejtë
“Ishte një ndeshje që i kishte të tre rezultatet. Ne i patëm rastet tona, ndërsa Kukësi na vuri në vështirësi sipas mënyrës së vet. Për mënyrën si shkoi loja, mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë”.
Pasiguria në mbrojtje
“Mendoj se vjen si rezultat i terrenit, specifikës së ndeshjes dhe tensionit. Presioni i renditjes dhe nevoja për pikë bëjnë që të mos jemi plotësisht të qetë në prapavijë. Skemat i kishim përgatitur në mënyrë që lojtarët të ishin afër njëri-tjetrit, pasi kjo fushë ka përmasa më të vogla”.
Niveli i lojtarëve të stolit
“Sot ishte situatë e veçantë, nuk ishte e duhura për të vlerësuar. Të gjithë lojtarët janë stërvitur mirë dhe përpiqen të japin maksimumin”.
Sigal