Stadiumi i ri i Romës merr “dritën jeshile”, ja kur do të nisin punimet…

606
Sigal

Italia ka një reputacion si një shtet ku burokracitë në çdo fushë të jetës nuk kanë fund. Kjo është e vërtetë edhe në futboll. Klubi i Romës ka vite që kërkon të ndërtojë një stadium modern, por pengesat kanë qenë të shumta.

Pas shumë vitesh sorollatje, duket se përpjekjet e vazhdueshme të drejtuesve verdhekuq po shpërblehen. Së fundmi, klubi kryeqytetas njoftoi se projekti i tyre ka marrë miratimin nga një panel i pavarur.

Kryebashkiakja e Virgina Raxhi ka konfirmuar se po punon fort, që projekti të marrë të gjitha lejet e nevojshme dhe me shumë gjasa punimet për stadiumin e ri do të fillojnë në fund të këtij viti.