Sportistja në fjalë, nuk po e përdor sipas kontratës bursën nga KOKSH-i

757
Nga Suela HAXHIAJ*
PËRGJIGJE/ Federata Shqiptare e Notit, sqaron situatën e pretendimeve të notares Alesia Neziri dhe të familjarëve të saj
Pasi ne si Federatë Shqiptare e Notit jemi njohur këto ditë me disa pretendime që notarja Alesia Neziri ngre në adresën tonë, për ta qartësuar sportisten, që ajo të jetë më e orientuar drejt së vërtetës dhe progresit të saj në këtë sport, sqarojmë sa më poshtë: 

“Pozicioni i i sekretarit të Përgjithshëm të një federate është zbatues, dhe jo vendimmarrës, dhe duke u nisur nga kjo, Komiteti Drejtues e ka vendosur që në Kampionatin Evropian, i cili do të zhvillohet në Kopenhagë të Danimarkës në datat 13 deri më 18 dhjetor 2017, dy ftesat ardhur nga LEN shkojnë për dy sportistët më të mirë (M+F), sipas renditjes. Kështu, për meshkuj Klavio Meça, dhe për femra Nikol Merizaj, ndërkohë që klubet e tjera që kanë notarë të Kategorisë A, mund të sillnin kandidatura, ku shpenzimet e pjesëmarrjes do ti mbulonin ato vetë”, kjo është situata zyrtare e këtij pretendimi, ndërkohë që pas njoftimeve të bëra, notari Klavio Meça u shpreh se e kishte të pamundur pjesëmarrjen në këtë event, për arsye të studimeve të tij në Amerikë. “Në këtë mënyrë, nga federata u lajmërua sportisti i radhës, Franc Aleksi, i cili shprehu gatishmërinë e tij për të marrë pjesë. Ndërsa nga ekipet erdhën propozimet për sportistët Spiro Goga dhe Aleksandër Ngresi te ekipit të Teutës, si dhe Binald Mahmuti e Keis Fetishaj të ekipit të Tiranës, të cilët do të mbulonin vetë shpenzimet e pjesëmarrjes”. Në pozicionin e detyrës që kryej në FSHN, sqaroj se sportistët kanë këtë renditje: Nikol Merizaj, Noel Borshi e Diana Basho, ndërkohë që vetë Alesia renditet e katërta. Ajo nuk po e përdor sipas kontratës bursën që i është akorduar nga KOKSH-i, për mbështetjen e talenteve të reja. Për të gjitha këto, i është kërkuar një relacion trajnerit të ekipit të Tiranës, të cilin po e veçoj në këtë përgjigje. Atje rezulton se, Alesia Neziri nuk bën një stërvitje të rregullt dhe sistematike, për të bërë të mundur realizimin e objektivave të vendosura. Në shqetësimin e trajnerit, reflektohet qartë në rezultatet të cilat flasin më qartë.

Gjithsesi, notares Alesia Neziri i është kërkuar që të marrë pjesë në takime rajonale të afërta, me qenë se edhe shpenzimet i kishte të mbuluara, për të parë ecurinë e saj. Por ajo nuk ka pranuar, duke i deklaruar trajnerit të saj se: “…Nuk jam në formë të mirë sportive…”. Më evident është fakti se, notarja Alesia Neziri është mbështetur financiarisht nga të gjitha organizmat sportive, FSHN dhe KOKSH, nga ku përfiton një bursë 10 mujore prej 2.500 dollarë, ndërsa nga Klubi “Tirana” merr 25.000 lekë të reja në muaj. Parë në këndvështrimin financiar, notarja Alesia Neziri është një nga sportistet e kategorisë së të rejave që mbështetet financiarisht si asnjë tjetër në sportin e notit. Ndërsa e ritheksoj, se kjo mbështetje nuk po përdoret në mënyrë efiçiente nga sportistja, në shërbim të ngritjes së performancës së saj sportive. Për këtë arsye, Presidenti i FSHN-së ka kërkuar një mbledhje të Komitetit Drejtues në datën 11 dhjetor 2017, për të diskutuar mbi ecurinë e bursës së KOKSH-it. Njëherësh, pretendimeve të prindërve të kësaj notareje u është dhënë sqarim nga Federata Shqiptare e Notit, duke qenë se ata nuk kanë qenë të kënaqur dhe ankesa e tyre i është drejtuar Ministres së MARS, e cila urgjentisht ka deleguar një grup pune për shqyrtimin e çështjes. Përfundimisht, nga ballafaqimi i të gjitha grupeve të interesit: Prindër-FSHN- MARS, rezultoi se pretendimet e prindërve të notares Alesia Neziri ishin të pabaza, dhe nga ana e FSHN-së nuk kishte asnjë shkelje siç pretendohej.

* Sekretare e FSHN
Rezultatet e Alesia Nezirit
Aktivitete Ndërkombëtare
Shkurt 2017/ Mali Zi, pishinë 25m
50m free: 29.69 me 479 pikë FINA
100 free: 01.03.70 me 510 pikë FINA
50m shpinë: 32.72 me 482 pikë FINA
Maj 2017/ Dubrovnik, pishinë 50m
50m free: 29.65 me 512 pikë FINA
100m free: 01.05.91 me 512 pikë FINA
50m shpinë: 33.68 me 518 pikë FINA
Gusht 2017/ Gyor-Hungari, pishinë 50m
50m free: 30.00 me 494 pikë FINA
100m free: 01.05.22 me 508 pikë FINA
Aktivitete Kombëtare, pishinë 50m
Korrik 2017 
50m free 30.00 me 494 pikë FINA
100 free 01.05.50 me 502 pikë FINA
Gusht 2017 
50m free 29.82 me 504 pikë FINA
Raport nga trajneri i Tiranës, Arian Fetishaj
Ka paraqitje jo sistematike në stërvitje, nuk kemi një progres të dukshëm
“Alesia Neziri, për periudhën qershor-nëntor 2017, ka bërë këto paraqitje në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare: 

1-Lojërat Rinore në Hungari, në muajin Korrik. Në 50 m stil i lirë 30.32, bën një kohë më të mirë se në Kampionatin Kombëtar që u zhvillua në Durrës (30.67), ndërsa në 100 m stil i lirë, kohët e saj vazhdojnë të jenë të njëjta me kohën 1.05.37. Në disiplina të tjera: 50 m shpinë (33.87), dhe 100 m shpinë (1.14.40), gara që nuk kemi progres të dukshëm.

2-Në datat 29 e 30 gusht, në Kupën e Shqipërisë, kemi një përmirësim të kohës në garën 50 m stil i lirë, me 29.82. Pra, flasim gjithmonë në gara të zhvilluara në pishina olimpike 50 m, ndërsa në disiplina të tjera, nuk kemi një progres të dukshëm.

Prezenca në stërvitje 
Alesia ka qenë jo sistematike, duke më krijuar shumë vështirësi për të përshtatur një program afatshkurtër-afatgjatë për këtë sportiste. Angazhimi im si trajner gjatë periudhës së verës, qershor-gusht, ka qenë për përfshirjen e dy seancave stërvitore në ditë, ndërkohë që në shtator-nëntor, disponibiliteti im si trajner ka qenë çdo pasdite, nga ora 16:00 e deri në 18:00. Në ato seanca që notarja është paraqitur në stërvitje, ka qenë pa probleme në marrjen e programit dhe në zbatueshmërinë e saj.

Analiza e rezultateve
Si trajner, unë shoh një progres JO të kënaqshëm, duke parë në rezultatet e arritura, ku mos prezenca e rregullt në stërvitje ka ndikuar në rezultatet. 

Masat e marra
Alesia Nezirit i është kërkuar që: 1-Të jetë në stërvitje më rregullisht; 2-Mos paraqitja në stërvitje mund t’i cenoje heqjen e bursës olimpike; 3-Po i njëjti komunikim ka qenë i vazhdueshëm edhe me prindërit e sportistes.

Informacione të përgjithshme 
Si trajner: Nuk jam në dijeni të kontrolleve mjekësore të bëra; Nuk jam në dijeni të shpenzimeve të bursës olimpike, ku janë përshtatur ato sipas projekt-analizës që kam bërë në muajin maj 2017; në muajin janar 2018 do të shkojë në Amerikë, ku stërvitjen do ta vazhdojë në vendbanimin e ri; Pritshmëritë për këtë notare janë të mëdha, ka parametra shumë të mira notuese e antropologjike; Mos paraqitja në mënyrë sistematike, bën që edhe rezultatet e saj të mos kenë progresin e duhur. 

Trajneri Sport Klub Tiranës
Arian Fetishaj
Opinioni im si trajner është që, Bursat Olimpike për sportistët elitarë në këtë mënyrë menaxhimi nuk kanë dhënë progresin e duhur në rezultatet e sportistëve. Mendoj që të rishikoni mirë ju si federatë menaxhimin e bursës olimpike për sportistët elitarë.
Sigal