Sportisti Kristian Prenga, më 19 shkurt drejt titullit kampion Europe në Kikboks

823
Sigal

Sportisti Kristian Prenga do të garojë për titullin kampion Europe në Kikboks, më 19 shkurt në Tiranë.

Lajmi konfirmohet nga trajneri i Prengës, Ismail Keta, i cili bën të ditur se ka marrë konfirmimin nga federata IKBF, që sportistit shqiptar Kristian Prenga i jepet e drejta për titullin Europian në Kikboks, më datë 19 shkurt në Tiranë.

“Kristian Prenga, përveçse ka fituar të gjitha ndeshjet e fundit në Gjermani, Shqipëri dhe Holandë, është bërë shembull, për rolin e rëndësishëm të Sportit në rininë shqiptare, për t’ju larguar rrugës dhe veseve të këqija, duke u bërë kampion në arenat ndërkombëtare. Nga ky djalë shtatlartë, do dëgjoni shumë lajme të mira.!” -thekson trajneri i tij, Ismail Keta.