Sigal

Një lajm i keq është bërë publik sot për futbollin kosovar, ku mësohet se ish-futbollisti i klubit të Drenicës, Fidan Gashi, 28 vjeç, ka humbur jetën.

Mësohet se Gashi ka humbur jetën në një aksident rrugor, ndërsa lajmi është konfirmuar nga klubi i Drenicës në faqen e tij në rrjetet sociale.

Në njoftim thuhet:

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish-futbollistit tonë, Fidan Gashi. Ai ishte futbollist i KF Drenica para disa vitësh dhe dha kontribut për klubin afro 5 vite në grupmosha të ndryshme të klubit. Në emër të Kryesisë së KF Drenica, shtabit teknik, menaxhmetit, futbollistëve dhe të gjithë dashamirëve të klubit, shprehim ngushllimet më të sinqerta për familjen të afërmit, miqt dhe të gjithë ata që e njohën të riun Fidan Gashi i cili humbi jetën tragjikisht. U prefsh në paqe Fidan, ngushllime”.