“Sporti borgjez” që “pushtoi” vendin

821
Agron KAJA
HISTORIA/ Volejbolli për herë të parë është luajtur në vitet 1921-1925 në shkollat e Tiranës, si lojë e sollën studentë
Volejbolli për herë të parë është luajtur në vitet 1921-1925 në shkollat e Tiranës. Atë si lojë e sollën studentë, që vazhdonin studimet jashtë shtetit të cilët filluan ta praktikonin volejbollin gjatë pushimeve të tyre në vendin tonë.
Pas Tiranës, volejbolli filloi të përhapet dhe në qytete të tjera të vendit, si në Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë. Në fillimet e saj, loja e volejbollit nuk bënte pjesë në lojërat sportive kryesore që zhvilloheshin në atë kohë në vendin tonë. Kryesisht ajo kishte karakterin e një loje argëtuese. Deri në vitin 1930 loja e volejbollit nuk kishte rregulla të veçanta dhe luhej vetëm për argëtim. Pas këtij viti loja e volejbollit u fut në programet e shkollave dhe në programet e stërvitjes së para ushtarakëve. Edhe gjatë kësaj periudhe karakteri i saj ishte zbavitës dhe argëtues. Me këtë karakter loja e volejbollit është zhvilluar për një periudhë kohe të gjatë në vendin tonë. Në vitin 1940 u botua rregullorja e parë e lojës së volejbollit e cila filloi të zbatohet në ndeshjet miqësore që zhvilloheshin nëpër shkolla. Interesant është fakti që gjatë kësaj periudhe volejbolli luhej vetëm në shkolla dhe emërtimi “Sport Borgjez” u bë për faktin se ishte privilegj i atyre që kishin mundësinë të shkonin në shkollë. Emërtimi “Sport Borgjez” ka vazhduar deri në përfundimin e luftës së dytë botërore. Pas çlirimit të Shqipërisë, loja e volejbollit filloi të luhet përveç shkollave dhe në qendra pune. Karakterit të saj argëtues ju shtua dhe konkurrimi. Me krijimin e Federatës së Sporteve të Shqipërisë më 2 shtator 1945 loja e volejbollit u përhap në të gjithë vendin në forma më të organizuara. Në shtator 1949 Federata Shqiptare e Volejbollit bëhet anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Volejbollit (FIVB), si dhe anëtare e Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV). Nga tetori i vitit 2000 është anëtare dhe e Shoqatës Ballkanike të Volejbollit (BVA). Nga viti 1946 deri në vitin 2016 janë zhvilluar çdo vit pa ndërprerje gjithsej 71Kampionate Kombëtare si për meshkuj ashtu dhe për femra. Aktivitetet e Kupës së Shqipërisë në volejboll kanë nisur në vitin 1954 dhe deri në vitin 2016 janë zhvilluar gjithsej 66 aktivitete të Kupës së Shqipërisë, si për meshkuj ashtu dhe për femra…..
(botohet me shkurtime)
Emërtimi “Sport Borgjez” ka vazhduar deri në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Pas çlirimit të Shqipërisë, loja e volejbollit filloi të luhet, përveç shkollave, dhe në qendra pune. Karakterit të saj argëtues Iu shtua dhe konkurrimi
Sigal