Spikat Bruno Telushi, vlerësohet lojtari i javës në Kroaci

503
Bruno Telushi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në Kroaci. Ish kapiteni i Flamurtarit realizoi një paraqitje të përsosur në fitoren 1-0 të Sllaven Belupos kundër Inter Zapresiç. Kjo përformancë e vlonjatit është shpërblyer jo vetëm me përfshirjen në skuadrën më të mirë të javës, por 26 vjeçari është vlerësuar gjithashtu si lojtari më i mirë i këtij raundi në ligën kroate.

Bruno Telushi vendosi që në këtë sesion të merkatos të largohej nga qyteti i tij i lindjes Vlora, të braktiste shiritin e kapitenit tek Flamurtari për tu transferuar në kampionatin kroat me Slaven Belupon dhe deri më tani duket si zgjedhja më e mirë. Mesfushori është aktivizuar në të trija takimet e para që skuadra e tij ka zhvilluar në këtë sezon në kampionat, ku ekipi i Belupos ka rregjistruar dy fitore dhe një disfatë ndaj kampionëve të Rijekës. Në takimin e fundit ku Slaven mposhti në transfertë Inter Zapresiç me rezultatin 1-0, 26 vjeçari shqiptar ishte absolutisht lojtari më i mirë në fushën e lojës. Përformanca e tij nuk ka kaluar pa vëmëndje dhe Telushi jo vetëm që është përfshirë në formacionin më të mirë të javës, por është shpallur edhe lojtari më i spikatur i këtij raundi në ligën kroate.

Statistika e vlonjatit në këtë takim kanë qenë thuajse të përsosura. 3 goditje drejt portës dy prej të cilave në kuadrat, 42 pasime të sakta nga 47 të tentuara, 12 duele të fituara nga 15 dhe gjithashtu 10 harkime drejt zonës, vërtetë një performancë e nivelit të lartë. Nëse Telushi vijon me këto ritme atëherë ka do të ketë të drejtën e plotë për të pretenduar fanellën kuqezi, jo atë të Flamuratrit por atë të skuadrës tonë përfaqësuese.
Sigal