Spanja në ankth para Botërorit, largohet i dëmtuar nga stërvitja mbrojtësi i qendrës

542
Sigal

Lajme jo të mira raportohen sot për Spanjën 4 ditë para se të luajë ndeshjen e parë në Botëror, të premten kundër Portugalisë.

Gerard Pique, mbrojtësi shtatlartë, ka braktisur seancën stërvitore të mëngjesit sepse ka ndjerë dhimbje për shkak të një goditje në gjurin e majtë, raporton ‘Marca’.

I menjëhershëm ka qenë ndërhyrja e stafit mjekësor spanjoll, me lojtarin i cili më pas ka bërë stërvitje të diferencuar, në mënyrë që të testonte shkallën e dëmtimit.

Në ditët në vijim pritet të mësohet më shumë rreth këtij dëmtimi, por nëse Pique do të mungonte do të ishte një problem i shtuar për Lopetegui që i duhet të bëjë edhe pa Carvajal.