Spanja mbërrin në Shqipëri, ekipet “përplasen” në Rinas

481
Sigal

Kanë mbërritur
në Tiranë përfaqësuesja jonë dhe ajo e Spanjës, avionët e së cilave janë
kryqëzuar në Aeroportin “Nënë Tereza”.
“La
Roja” preku tokën shqiptare rreth orës 20:45, e menjëherë më pas u nis me
autobus drejt Shkodrës, ku të dielën do të përballet me kuqezinjtë në “Loro
Boriçi”.“Jemi në tokë! Sapo mbërritëm në Shqipëri. Tani do të nisemi me autobus
drejt hotelit në Shkodër”, shkruan Federata Spanjolle e Futbollit në profilin e
vet në “Twitter”.