Spalletti del hapur me lëvdata për skuadrën e tij: Ky Inter është për titull

146
Fitore në Romë, barazim në Napoli dhe dje një tjetër barazim në fushën e ekipit kampion të Italisë, Juventusit. Rezultate që lënë të mendosh se Interi i trajnerit Luciano Spalletti këtë sezon mund të arrijë diçka më shumë se një vend në Champions League.
Këtë gjë e konfirmon vetë trajneri i skuadrëz zikaltër, që shprehet: “Kur merr një pikë në fushën e Juventusit është një rezultat i rëndësishëm. Kjo skuadër ka kaluar 3 sezone të vështira dhe pas 15 javësh kampionat duket e pabesueshme që jemi në këto nivele. Mund të arrinim diçka më shumë ndaj Juves, por në disa momente na mungoi grinta para portës”, shprehet Spalletti.
Më tej, trajneri i Interit, duke folur për ndeshjen shton: “I kërkova skuadrës që të luajë e qetë, pa presion dhe kjo dha rezultat. Pati disa momente kur e humbëm shpejt topin, sidomos në pjesën e dytë, por në përgjithësi jam i kënaqur.
Në pjesën e dytë mendoj se ishim ne ata që e komanduam lojën, ndaj prisja diçka më shumë nga sulmi, golin e fitores,shkruan telesport. Ne tani jemi në një nivel tjetër, kemi kaluar nga skuadra që kishim fat në skuadrën që mund të fitojë kampionatin”, u shpreh më tej trajneri ziklatër, që ka mbetur i kënaqur nga rezultat e deritanishme të skuadrës, që kryeson renditjen e Serisë A me 40 pikë, dy më shumë se Juventus e Napoli (ky i fundit luan sot ndaj Fiorentinës).