Spaleti përgatit mbrojtjen me tre, Poketino me plan të veçantë në “San Siro”

573
Sigal

Nga Agron KAJA

LIGA E KAMPIONEVE/ Luhen sot ndeshjet e para në grupe, ja si përplasen në deklarata trajnerët e Interit e Totenhemit

Sot do të nisin ndeshjet e para në grupet e Ligës së Kampioneve, ku 32 skuadrat janë ndarë në 8 grupe. Dhe do të luhen të parat dy ndeshjet e Grupit B, në ora 18:55, Inter-Totenhem dhe Barcelona-PSV Eindhoven. Për sfidën në “San Siro”, ka ditë që debati virtual ka nisur, ndërsa dje, të dy trajnerët kanë dhënë më shumë deklarata për formacionin dhe vlerësime respektive. Por, trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, nuk e mohon se momenti i Interit është negativ, por vazhdon rrugën përpara debutimit në Ligën e Kampionëve kundër Totenhemit sot. “Rezultatet nuk janë të mira, por nuk ka konfuzion. Britanikët kanë fizikën, teknikën dhe shpejtësinë, Kejn është mirë, por ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Ikardi më përshtatet ashtu siç është”, kështu ka deklaruar dje trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, ndërsa duke ju referuar realitetit, Interi duket në alarm para Totenhemit, pasi vetëm Azamoah është anësori i gatshëm, ndërsa D’Ambrosio do të vlerësohet sot. Në katër ndeshje bilanci i zikaltërve është negativ: 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje, por receta e Interit, sipas Spaletit është e qartë: “Ne jemi në shtëpi dhe duhet të luajmë ndeshjen. Ata kanë teknikën, shpejtësinë dhe fizikun. Ne do të mundohemi që t’i mbyllim ata. Do të krijojmë një impuls që të jemi në gjendje të mirë për tu përballur me ata”. Ndërsa trajneri Maurisio Poketino i Totenhemit, dje e ka vlerësuar kundërshtarin, edhe në historinë e tij, por në Milano ai deklaron se është një sfidë e hapur. “Interi është një ekip i madh, me një histori të madhe, dhe rikthimi në Ligën e Kampioneve do t’u japë atyre një motivim të veçantë. Ne e njohim këtë kundërshtar, dhe nesër (sot) do të jetë një sfidë e hapur për të dyja skuadrat”. Inter rikthehet në Ligën e Kampioneve pas gjashtë sezonesh, ndërsa sot ndaj Totenhemit Skuadra zikaltër vjen pas humbjes me Parmën në stadiumin e vet. Sot luan edhe Barcelona, e cila pret holandezët e PSV-së, dhe për këtë sfidë, dje trajneri Luis Enrike ka deklaruar se kundërshtari është i vështirë, dhe skuadra e tij do të kujdeset shumë për fitoren.

8 grupe

Liga e Kampioneve sot fillon fazën e ndeshjeve në grupe, skuadrat janë ndarë në 8 të tillë me nga 4 skuadra secili

16 ndeshje

Sot dhe nesër, në 8 grupet e Ligës së Kampioneve do të luhen 16 ndeshje, në të cilat përfshihen 32 skuadra