Soue dhe Taku, dy lojtarët e ndryshimit

551
Pas ndeshjes me skuadrën Çeke të Mllada Boleslavit, te Skënderbeu erdhi “firoja” e parë. Është larguar tiranasi Afrim Taku, i cili në këtë skuadër erdhi si përforcim për ndeshjet në Evropë. Me mendimin se do të shkojë në USA ku edhe ka familjen e tij, Taku kërkoi largimin, por që lejmet e merkatos së djeshme e çonin atë te skuadra e Partizanit, rivali më i fortë i Skënderbeut për sezonin e ri. Ndërkohë, ka një javë që është huazuar nga Kievo e Italisë, një sulmues afrikan nga Gambia, i cili vjen në formë huazimi. Ali Soue ka luajtur pak ndeshje me Kievon, më pas u aktivizua për Juve Stabian, me Peskarën, Modenën dhe Leçen në Serie B, si dhe në Legën Pro, me Praton dhe Vibonezen.
Sigal