Sot shqiptarët njohin kundërshtarët në Kupat e Europës

522
Sigal

Skënderbeu merr pjesë në Ligën e Kampioneve. Flamurtari, Kukësi e Laçi në Ligën e Europës

Katër skuadrat shqiptare që, do të përfaqësojnë futbollin shqiptar në Europë: Skënderbeu në Ligën e Kampioneve; Flamurtari, Kukësi e Laçi në Ligën e Europës, do të njohin sot emrat e kundërshtarëve të tyre. Shorti do të hidhet sot në selinë e UEFA-s, në Nijon të Zvicrës. Si zakonisht, skuadrat janë ndarë në dy vazo: ekipet e forta, pra ato me koeficient të lartë dhe ekipet e dobëta, pra ato me koeficientët të ulët. Sigurisht, që “ëndrra” e presidentëve dhe trajnerëve të ekipeve tona është të përballen me skuadrat më të dobëta të mundshme, për të kaluar sa më shumë ture. Ia vlen të kujtojmë se, sezonin e kaluar Kukësi kaloi tre ture eliminator në Ligën e Europës, ndërkohë që Skënderbeu pasi kaloi një tur në Ligën e Kampioneve mbërriti deri në turin e katërt të Ligës së Europës. Pra, duhet të shpresohet që mund të bjerë një prej atyre më të “dobëtave” në letër, që shanset për t’i eliminuar janë reale.

LIGA E KAMPIONËVE

Korçarët marrin pjesë për herë të katërt rresht në Ligën e Kampioneve, dhe vetëm sezonin e kaluar mundën të kalonin një tur, kur eliminuan Neftçi Baku të Azerbajxhanit. Skënderbeu ndodhet në vazon e të dobëtëve, me koeficient 4,600 dhe do të përballen me ekipet më të forta të turit të dytë kualifikues. Lista e 16 ekipeve, që do të jenë në vazon e parë dhe që njëri prej tyre do përzgjidhet për t’u përballur me kampionët e Shqipërisë, përbëhet nga skuadra me traditë në Ligën e Kampioneve. Ekipe që koeficientin e UEFA-s e kanë shumë herë më të lartë se ai i Skënderbeut dhe mbi të gjitha kanë buxhete marramendëse krahasuar me atë të bardhekuqve. Sëlltiku do të dhuronte një duel të paharrueshëm për korçarët (fitimprurës gjithashtu), duke u pasuar nga klube si Dinamo e Zagrebit. Steaua Bukuresht është kundërshtari me koeficientin më të lartë, i ndikuar edhe nga paraqitja mbresëlënëse në Europë edicionin e kaluar. Një listë me klube mjaft të fortë, të cilët në letër nuk e “diskutojnë” kualifikimin për në raundin tjetër: Steaua Bukuresht (Rumani, me koeficientin më të lartë 39,451), Sëlltik (Skoci), Bate Borisov (Bjellorusi), Sparta Pragë (Çeki), Dinamo Zagreb (Kroaci), Ludogorec (Bullgari), Makabi Tel Aviv (Izrael), Legia e Varshavaës (Poloni), Crevena Zvezda (Serbi), Sherif (Moldavi), Maribor (Slloveni), Slovan Bratislava (Sllovaki), Aktobe (Kazakistan), Ventpilis (Letoni), Karabag (Azerjabaxhan), Helsinki (Finlandë), Dinamo Tbilis (Gjeorgji, me koeficientin më të ulët 6,975). Skënderbeu do e zhvillojë ndeshjen e parë më 16 ose 17 korrik, ndërkohë që dueli i kthimit do luhet më 23 ose 24 korrik. Nëse arrin të kalojë një raund të Ligës së Kampioneve, Skënderbeu ka mundësinë të ketë një aventurë të gjatë në Europë. Rregullorja e re e UEFA-s u jep mundësinë skuadrave që, nëse shkojnë deri në raundin e tretë kualifikues (korçarët e nisin nga raundi i dytë) dhe eliminohen, atëherë ata do të marrin pjesë në fazën “play-off” të Ligës së Europës.

LIGA E EUROPËS

Kukësi me koeficientin 2,600 dhe Flamurtari me koeficientin 2,350 ndodhen në vazon e ekipeve të forta, ndërkohë që Laçi me koeficientin 1,600 ndodhet në vazon e të dobëtëve, atje ku është pozicionuar edhe Shkëndija e Tetovës me koeficientin 2,300. Në këtë këndvështrim, Kukësi e Flamurtari duken më të favorizuar pas kundërshtarët do t’i kenë më të dobët. Kukësi kaloi sezonin e kaluar tre ture në Ligën e Europës, duke u bërë ekipi i parë shqiptar me këtë arritje. Flamurtari ka kaluar momente të mira dhe të këqija në Europë, duke kaluar ture apo dhe pësuar humbje të hidhura, siç ka qenë ajo 8-1 kundër skocezëve të Mathëruellit. Laçi e ka për herë të tretë prezantimin e tij, ndërkohë që nuk ka mundur ta kalojë asnjë herë turin. Duhet të kujtojmë se edicioni e kaluar u eliminua nga Diferdanzh i Luksemburgut,  ndërsa për t’u veçuar është humbja 7-1 me bjellorusët e Dnepër Mogilevit. Ekipet shqiptare, që marrin pjesë në Ligën e Europës, do e zhvillojnë ndeshjen e parë më datë 3 korrik, ndërsa ajo e kthimit do të jetë një javë më pas, më 10 korrik. Nëse arrijnë të kalojnë një raund, ndeshjet e ardhshme janë programuar më datat 18 dhe 25 korrik.

4

pjesëmarrje rresht të Skënderbeut në Ligën e Kampioneve: 2011-2012, 2012-2013, 2013-2014 dhe 2014-2015. Bilanci i Skënderbeut në Europë: 10 ndeshje, 4 fitore, 1 barazim, 5 humbje. Golaverazhi 6-15

KUNDËRSHTARËT E SKËNDERBEUT

Steaua Bukur.     Rumani

Sëlltik          Skoci

Bate Borisov       Bjellorusi

Sparta Pragë Çeki

Dinamo Zagreb   Kroaci

Ludogoretc  Bullgari

Makabi T.Aviv   Izrael

Sherif           Moldavi

Maribor        Slloveni

Slovan Bratis.     Sllovaki

Aktobe         Kazakistan

Ventpilis             Letoni

Karabag       Azerjabaxhan

Helsinki              Finlandë

Dinamo Tbilis    Gjeorgji

Legia Varshava   Poloni

Crevena Zvezda  Serbi

Vazo e dytë

Skënderbeu  Shqipëri

EKIPET KUNDËRSHTARE TË

FLAMURTARIT E KUKËSIT

Shkëndija Tetovë Maqedoni

Fola Elsh            Luksemburg

Krusaders            Irl.Veriut

Shirak          Armeni

Veris                   Moldavi

Kabala         Azerbajxhan

Mika                   Armeni

Sioni Bolnisi      Gjeorgji

Hibernians          Maltë

Sliema Underes  Maltë

Astana          Kazakistan

Fram Rejkiavik   Islandë

Vikingu       Ishujt Faroe

Kairat Almati      Kazakistan

Laçi                     Shqipëri

Turnovo              Maqedoni

Deri Siti              Irlandë

Dundalk              Irlandë

VPS Vaasa          Finlandë

Stjarman             Islandë

Banga                  Lituani

Torshvan             Ishujt Faroe

Santa Koloma     Andorra

Silmae Kalev      Estoni

Atlantas        Lituani

Fuglafjodur  Ishujt Faroe

Airbus          Uells

Glenavon            Irl.Veriut

Libertas        San Marino

Aberivistith Uells

Santos Tarto Estoni

EKIPET SHQIPTARE

NË KUPAT E EUROPËS

Tirana          74 ndeshje

Partizani             44 ndeshje

Vllaznia       40 ndeshje

Dinamo        40 ndeshje

Flamurtari           26 ndeshje

Teuta                  24 ndeshje

Besa                    14 ndeshje

Skënderbeu         10 ndeshje

Kukësi         8 ndeshje

Elbasani              6 ndeshje

Bylisi           4 ndeshje

Apolonia             4 ndeshje

Laçi                     4 ndeshje

Albpetroli           2 ndeshje

Tomori         2 ndeshje

 Flamurtari, 26 ndeshje në Europë

 Flamurtari është ekipi që ka zhvilluar më shumë ndeshje nga katër skuadrat shqiptare, që marrin pjesë këtë viti në Europë. Vlonjatët kamë luajtur 26 ndeshje në kompeticionet europiane, kundrejt 10 të Skënderbeut, 8 të Kukësit dhe 4 të Laçit. Bilanci i Flamurtarit është 5 fitore, 4 barazime dhe 17 humbje; 22 gola të shënuar dhe 47 të pësuar. Vlonjatët janë skuadra e pestë shqiptare me më shumë ndeshje në Europë, pas Tiranës (76), Partizanit (44), Dinamos (42) dhe Vllaznisë (40). Në dhjetë pjesëmarrje në Europë, Flamurtari ka mundur ta kalojë vetëm dy herë turin: në edicionin 1987-1988 të Kupës UEFA, Flamurtari eliminoi në turin e parë Partizanin e Beogradit (2-0, 1-2); në turin e dytë eliminoi gjermanolindorët e Vismute Aue (0-1, 2-0). U eliminua më pas nga spanjollët e Barcelonës. Në edicionin 2010-2011, Flamurtari eliminoi në turin e parë malazezët e Buduçnostit: fitoi 3-1 në Podgoricë, humbi 2-1 në Vlorë. U eliminua më pas nga çekët e Jablonecit.

 Milionat që fituan ekipet

 Skuadrat shqiptare kanë fituar plot 1.5 milionë euro në kupat e Europës këtë sezon, duke lënë pas të gjitha vendet e tjera, me përjashtim të Serbisë. Kjo del nga raporti përfundimtar I UEFA-s për “plej-ofin” e Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës. Skënderbeu, Kukësi, Teuta e Laçi ishin pjesëmarrëse këtë verë dhe dy të parat realizuan fitimet kryesore. Korçarët fituan 725 mijë euro, si pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve, kuksianët arritën deri në 540 mijë, ndërsa Teuta e Laçi futën në xhep nga 120 000 euro. Kukësi kaloi 3 ture në Ligën e Europës, Skënderbeu një turn në Ligën e Kampioneve ndërsa durrsakët e kurbinasit u eliminuan që në turin e parë të fazës eliminatore. Shuma e saktë është 1 milion e 505 mijë euro. Vetëm klubet serbe kanë fituar më shumë se ato shqiptare, por pa ndonjë diferencë të madhe. Serbia mori 1 milion e 665 mijë euro. Më pas vijnë Suedia, Norvegjia, Islanda apo Azerbajxhani.