Sot shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria pret kundërshtarë të fortë

539
Sot në ora 12:00, në Lozanë të Zvicrës do të hidhet shorti i Ligës së Kombeve, turneu më i ri i UEFA-s. Për këtë event, të parë në histori, skuadrat janë ndarë në ligat dhe vazot respektive, dhe do të jenë goglat ato që do përcaktojnë kundërshtarët. Ky kompeticion do të zhvillohet çdo dy vjet, dhe do të ketë pjesë të gjitha skuadrat evropiane. Shqipëria është e vendosur në Ligën C, liga e tretë e këtij turneu, në vazon 2 ku bëjnë pjesë edhe Greqia, Serbia e Norvegjia. Skuadrat do të ndahen në tre grupe me nga 4 ekipe, si dhe një grup me 3 ekipe. Katër fitueset e secilit grup në Ligën C, do të ngjiten në Ligën B, ndërsa katër ekipet e vendeve të fundit do të zbresin një ligë më poshtë, Liga D. Gjithashtu, katër skuadrat me pozicionimin më të mirë në renditje dhe që nuk janë kualifikuar për finalet e Euro 2020, në muajin mars 2018 do të luajnë në fazën “play-off” për të përcaktuar një biletë drejt Kampionatit Evropian.
Liga C
Vazo 1: Hungaria; Rumania; Skocia; Sllovenia
Vazo 2: Norvegjia; Serbia; Greqia; Shqipëria
Vazo 3: Mali i Zi; Izraeli; Bullgaria; Finlanda
Vazo 4: Qipro; Estonia; Lituania
Sigal