Sot ndeshja Kosovë-Kroaci, stadiumi “Loro Boriçi” blindohet nga policia

426
Sigal

Gazeta Telegraf/

Luhet sot ndeshja Kosovë-Kroaci, policia e Shtetit ka marrë një sërë
masash për zhvillimin normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit Në
këtë kuadër rreth 1200 forca policore, duke filluar me RENEAN, FNSH-të e
Policinë  Vendore të Shkodrës  janë angazhuar për mbarëvajtjen para,
gjatë e pas përfundimit të aktivitetit.Gjithashtu është në gatishmëri
helikopteri i Policisë për monitorimin nga ajri. Drejtori i Përgjithshëm për
Sigurinë Altin Qato  përfundoi takimin me përfaqësuesin e UEFA-s për
sigurinë . U bë kontrolli i ambienteve të stadiumit me qen anti-eksploziv. Janë
marrë masa për të shoqëruar skuadrat si dhe tifozëritë përkatëse.Deri tani
nëpërmjet Pikës së Kalimit  Kufitar të Morinës në Kukës kanë  hyrë
për në drejtim të Shkodrës: 15.600 shtetas, 77 autobusë, 2538 vetura dhe janë
të gjithë shqiptarë të Kosovës që kanë ardhur të ndjekin nga afër ekipin e tyre
të Kombëtares.  Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e sportdashësve që
do të  marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre
masave si dhe pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur
njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve
të forta, borive, shisheve të çfarëdollojti, fishekzjarrëve, monedhave apo
sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht .