Sot luhet Itali-Shqipëri: De Biasi me skemë mbrojtëse, Ventura me 4 sulmues

497
Sot do të jetë një mbrëmje historike. Përfaqësuesja shqiptare do të sfidojë për herë të parë në një takim zyrtare kombëtaren e Italisë.

Një sfidë vërtetë e veçantë për faktin se shumë bashkëatdhetarë jetojnë në gadishullin Apenin. Trajneri i përfaqësueses kuqezi Gianni de Biasi i cili erdhi në vendin tonë si italian, por tashmë është gjysmë shqiptar duket se i ka idetë e qarta për formacionin.

I vetmi shqetësim ka të bëjë me gjëndjen fizike të Ajetit, megjithatë pritet që mbrojtësi i Torinos të shtrëngojë dhëmbët dhe të zbresë në fushë, edhe për shkak se në repartin difensiv mungojnë Mavraj i dëmtuar dhe Gjimshiti i pezulluar.

Nën skemën 4-1-4-1 e cila në momente të caktuara mund të shndërrohet në 5-4-1, tekniku 60 vjeçar pritet të rreshtojë këtë formacion titullar. Në kuadrat Strakosha duket se ka fituar balotazhin me Alban Hoxhën për të zëvendësuar Berishën e skualifkuar.

Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Veseli, Ajeti dhe Agolli.

Kukeli do të vendoset pak përpara mbrojtjes, ndërsa mesfusha me shumë mundësi do të plotësohet nga Lila që do të rreshtohet në të djathtë, Basha e Memushaj në qëndër dhe Roshi nga e majta.

I vetëm në vijën e parë të sulmit do të jetë Sokol Cikalleshi. Në anën tjetër Giampiero Ventura ashtu si është provuar gjatë gjithë kësaj jave pritet të përdorë një froulë taktike të pazakontë me 4 lojtarë në repartin e avancuar.

Më konkretisht Itali ka gjasa të luajë me modulin 4-2-4. Në portë Gianluigi Buffon do të rregjistrojë takimin zyrtar numër 1000 në karrirerë.

Më pas Zappacosta, Bonucci, Bazrzagli dhe De Sciglio do të plotësojnë 4-en mbrojtjëse. Verrati e De Rossi do të vendosen në qëndër të mesfushës , teksa Insigne, Bellotti , Immobile e Candreva do të kompletojnë ofensivën e kaltër përballë kuqezinjve.

Kjo përballje do ta ketë zanafillën në orën 20 : 45 dhe pritet që stadiumi i Palermos të jetë “sold out” ku nuk do të mungojë prania masive e tifozëve shqiptar.
Sigal