Sigal

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ka shfrytëzuar takimin e Natos për t’iu bërë nga një dhuratë liderëve botëror.

E para e shtetit kroat u ka dhënë fanellën e Kroacisë që luan në Botëror.

Kjo dhuratë ju dha Donald Trump, i cili dukej shumë i gëzuar për këtë dhuratë dhe këtë e tregonte pamja e tij e fytyrës.

Të njëjtën dhuratë Kolinda ja dha edhe kryeministres britanike, Tereza Mei, e cila e pranoi por me një buzëqeshje jo të sinqertë.

Kjo pasi Kroacia ka për të luajtur sonte në darkë përballë Anglisë për një vend në finalen e madhe të Moskës.

Image