Sot, Liga e Kampioneve, spikat Roma-Bayern

467
Sigal

Rikthehet sot, pas një mungese të gjatë, Liga e Kampioneve me ndeshjet e grupeve E, F, G, H. Ndeshje shumë të forta priten por bie në sy mbi të gjitha ndeshja e grupit E mes Roma-Bayern, takim që përplas dy nga skuadrat më në formë në kampionatet përkatëse dhe gjithashtu dy skuadrat më në formë në këtë kompeticion. Aktualisht, janë këto të dyja që favorizohen për të kaluar grupin, me Bayern që ka pikë të plota (6) dhe me Romën që ka marrë një barazim dhe një fitore duke grumbulluar kështu 4 pikë. Ndërsa ndeshja tjetër e po këtij grupi është ajo mes CSKA dhe Man.City, ndeshje që vjen si shans i fundit për “qytetarët” që kanë vetëm një pikë në renditje, e arritur në barazimin ndaj Romës. Grupi F vjen gjithashtu me një superndeshje mes Barcelona-Ajaks, me holandezët që kanë treguar se mund t’i nxjerrin punë çdo skuadre ashtu siç e treguan ndaj PSG, ndërsa Barcelona vjen pas asaj humbje po ndaj PSG që e la në vendin e dytë me 3 pikë, ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo mes APOEL-PSG, me qipriotët që në shtëpinë e tyre mund të përgatisin një surprizë ndaj parisienëve. Grupi G rikthen edhe një herë në vëmendje Chelsean e Murinjos që kërkon fitoren e dytë pas asaj të arritur me Sportingun në Lisbonë. Ndërkohë Schalke kërkon të marrë fitoren e parë në këtë fazë grupesh pas dy barazimesh që ka arritur ndeshjet e para. Grupi H kthen në vëmendje Porton që ndeshet me Ath.Bilbao. Portugezët ndodhen në kuotën e 4 pikëve, një situatë e mirë për ta duke parë se kundërshtari në mbrëmjen e sotme do të jetë Ath. Bilbao që ka vetëm një pikë të arritur me barazim ndaj Shakhtar. Të gjitha ndeshjet janë në të njëjtin ora 20:45, përveç CSKA-Man.City që do luhet në ora 18:00. Ndërkohë në takimet e nesërme, krye ndeshja është ajo mes Liverpool-Real Madrid, takim që luhet për grupin B. Në grupet e tjera dallon ndeshja Gallatasarai-Dortmund që luhet për grupin E, gjithashtu edhe Olimpiakos-Juventus që luhet për grupin A. Këto janë ndeshjet e treta që luhen në fazën e grupeve në Ligen e Kampioneve dhe ngelen edhe tre takime për secilën skuadër për të vendosur veten në 16 më të mirat e Europës.

 

Grupi E

Roma-Bayern

CSKA-Man.City

Grupi F

APOEL-PSG

Barcelona-Ajax

Grupi G

Chelsea-Maribor

Schalke-Sporting

Grupi H

BATE-Shakhtar

Porto-Ath.Bilbao

 

Grupi E

Bayern      6 pikë

Roma        4 pikë

Man.City  1 pikë

CSKA      0 pikë

Grupi F

PSG             4 pikë

Barcelona    3 pikë

Ajax            2 pikë

Apoel          1 pikë

 

Grupi G

Chelsea     4 pikë

Maribor    2 pikë

Schalke    2 pikë

Sporting   1 pikë

Grupi H

Porto              4 pikë

BATE            3 pikë

Shakhtar        2 pikë

Ath. Bilbao   1 pikë

 

 

Fluturake edhe në Zvicër

Duket se ndikimi që solli flamuri me fluturaken natën e 14 tetorit po merr një përshkallëzim gjithmonë e më të madh. Pasi u pa në Vlorë dhe në Nicë i vjen radha Zvicrës dhe pikërisht në Zvicër ku u pa një fluturake në mes të ndeshjes FC Kosova- FC Linth që mbante te shkruar në banderolë “Kundër dhunës dhe diskriminimit”. Kjo parullë u prit me shumë entuziazëm nga të pranishmit që u ngritën në këmbë dhe duartrokitën idenë.

Gazeta serbe “Kurir”: Flamurin e ngriti Olsi Rama me Ismail Morinën

Vazhdojnë akoma mediat serbe që të ndalen dhe të bëjnë problem flamurin që u lëshua me 14 tetor në stadiumin e Beogradit. Ashtu si edhe ditë më përpara, gazeta serbe “Kurir” vazhdon të pretendojë se “fajtorët” mbi këtë janë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe Ismail Morina, një emigrant shqiptar që jeton në Itali. Sipas kësaj gazete kanë prova të mjaftueshme për të vërtetuar se personat e mësipërm janë të njohur me njëri-tjetrin dhe se çdo gjë e kanë planifikuar bashkë. Sipas tyre, lëshimin e flamurit nga jashtë stadiumit e ka bërë Morina, pastaj me futjen e objektit në brendi komandën e ka marrë Olsi Rama dhe ka vazhduar çdo gjë sipas planit. Sigurisht që ky më shumë është një lajm dezinformues dhe shfajësues që media serbe po përgatit në mbrojtje të Kombëtares vendase para vendimit të UEFA-s me 23 tetor.

Presidenti i FSF sulmon Xhakën: Mori urdhra nga stoli

Sipas Presidentit të Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karaxhiç, reagimi që pati Xhaka në mbrojtje të simboleve kombëtare, erdhi si pasojë e një urdhri që ky i fundit dhe shokët e tij morën nga stoli, nga drejtuesit e tyre. Ai vazhdon më tej duke thënë se çdo gjë duket me imtësi nga kamerat pasi në momentin që lojtari serb prek flamurin, Xhaka kthen kryet nga stoli dhe pasi merr miratimin nga personat që janë aty hidhet në drejtim të fushës për të bërë atë që bëri.

Platini:Do të ketë ndëshkime për Serbinë dhe Shqipërinë

Sipas kreut të UEFA-s dënimet janë të pashmangshme për Serbinë dhe Shqipërinë në lidhje me incidentet e ndodhura ndeshjen e 14 tetorit. Ai shprehet mbi të gjitha në pyetjen që i është bërë se pse lejoi UEFA që të ndesheshin së bashku Serbia dhe Shqipëria duke parë konfliktet mes tyre, duke thënë se në qoftë se nuk lejonim Shqipërinë të luante me Serbinë, duhej ta kishim ndaluar të ndeshej edhe ndaj Greqisë dhe Maqedonisë. Më poshtë Platini shprehet se po punojnë shumë me qeveritë e vendeve të Ballkanit që zhdukin këto fenomene në stadiume.

Armand Duka: Pikët në tavolinë nuk janë primare

Presidenti I FSHF, Armand Duka, ka dhënë një deklaratë në lidhje me vendimin që UEFA do marri me 23 tetor për ndeshjen Serbi-Shqipëri duke thënë se më me rëndësi është rikthimi i gjendjes normale në fushat e gjelbra sesa fitimi i tre pikëve në tavolinë. Ai vazhdoi më tej duke thënë se do të respektohet çdo vendim i UEFA-s edhe në qoftë se nuk jep vendimi në favorin tonë për 3 pikët dhe se do të luftojnë mbi të gjitha për të përmirësuar situatën sportive në mënyrë që futbolli të zhvillohet normalisht ashtu siç i përket

Arlind Ajeti: Dua të luaj për Shqipërinë

Futbollisti me origjinë shqiptare, Arlind Ajeti, ka vendosur që të përfaqësojë ngjyrat e Kombëtares Kuq e Zi edhe pas ofertës që i ka ardhur nga ajo helvete. Aktualisht Ajeti luan tek Baseli dhe aktivizohet në pozicionin e mbrojtësit. Në fakt vihet re një rritje e interesimit të futbollistëve me origjinë shqiptare për Kombëtaren tonë dhe kjo erdhi kryesisht si pasojë e ndeshjes ndaj Serbisë.