Sokol Bulku: “Tirana fitoi, por jemi ende nën presion”

624
Sigal

Zvëndëstrajneri i  Tiranës: “Një fitore antikrizë”. Trajneri i Bylisit, Egbo: “Pësuam një gol aksidental”

Tirana mori një fitore tepër të vuajtur 1-0 me Bylisin në “Selman Strërmasi” falë golit të shënuar nga portugezi me origjinë nga Ishujt e Kepit Jeshil, Zhoze Semedo, në minutën e 75-të takimit. 24 herë kampionët e Shqipërisë vinin pas humbjes me Partizanin në derbin e kryeqytetit dhe kjo fitore u lehëtësoi disi krizën, pasi tashmë pas tetë javëve gjenden në kuotën e 10 pikëve, gjashtë më pak se Skënderbeu dhe Teuta. Sipas trajnerit Dede, ky 90-minutësh vendoste gjithçka për të dhe të tijtë, për kthesën e mundshme ose për fundosjen edhe më keq. Ka ndodhur e para, edhe pse jo fort bindshëm, sepse ballshiotët kanë pasur rastet e tyre dhe mund ta kishin prekur edhe ata rrjetën e portierit Caka. Për numrin një të stolit të 24 herë kampionëve të vendit kishte ardhur momenti që të merreshin pikët dhe të “harrohet” loja e bukur, e shfaqur edhe në derbin e kryeqytetit. Mungesat e Tiranës ishin tri për këtë ballafaqim, konkretisht Kërçiku, Karabeci dhe Peqini, megjithatë lojtarët e tjerë të aktivizuar kanë bërë të mundur që të amortizohen ndikimet negative.

BULKU

Ndimëstrajneri i Tiranës, Sokol Bulku, i cili foli për mediat me autorizimin e trajnerit Nevil Dede, tha: “E kishim vlerësuar shumë takimin me Bylisin dhe jemi të kënaqur me tri pikët,  janë tepër të vlefshem edhe për shkak të renditjes jo të mirë. Tri pikë antikrizë? Kampionati është i gjatë, kështu që le të themi se i morëm ato të radhës. Këtë ndeshje e kishim detyrë për ta fituar dhe ia arritëm atë”. Në fakt, skuadra e Tiranës ka shumë vështirësi për të shpehur lojën e saj. “Po, – tha Bulku për gazetën “Telefgraf”, – skuadra ka shumë presion dhe kjo ndikon në lojën tonë. Presion i pikëve dhe i rezultatit është  i lartë, por të mos harrojmë se dhe mosha mesatare e lojtarëve është shumë e vogël. Kjo ndikon jo pak edhe në performancën e ekipit”. Tirana tani ndodhet në vendin e shtatë, por sipas Bulkut, skuadra po koalidohet javë pas jave. Pas ndeshjes së Kupës së Shqipërisë kundër Albpetrolit, Tirana do të luajë me Besën e vendit të fundit në Kavajë.

EGBO

Trajneri nigerian i Bylisit, Emanuel Egbo, vlerësoi lojën e ekipit të tij kundër rekordmenëve të Shqipërisë. “Ndeshja u vendos nga një episod i vetëm, në të vetmin rast që pati Tirana realizoi golin e fitores. Megjithatë, kampionati është i gjatë, nuk është fundi i botës së humbëm një ndeshje”. Bylisi rendtet në vendin e 8-të me nëntë pikë. Pas ndeshjes së Kupës kundër Dinamos, Bylisi do të presë në “Adush Muça” Lushnjën, që fitoi 2-0 të shtunën me Partizanin. Të shtunën,  Lushja fitoi 2-0 me Partizanin:  Trashi, në minutën e 48-të dhe Korreshi në minutën e 58-të kanë përligjur mundin dhe djersën e lagunarëve,  që i shkaktuan edhe humbjen e dytë të kuqve në këtë sezon, pas asaj me Laçin (1-0). Ballafaqimi mes dy kryesuesve të Superiores ka dhuruar emocione të shumta, luftë të fortë sportive, një karton të hershëm të kuq (Da Silva i Teutës, që në minutën e 10-të), dy gola të anuluar për pozicion jashtë lojë të korçarëve,  dhe në fund të gjithckaje është nënshkruar barazimi 1-1. Si për t’i lënë të dyja skuadrat në të njëjtën “gjatësi vale”, në pozitat kryesuese, me pikë të barabarta, nga 16 të tilla. Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, autori i 6 golave në këtë kampionat, Daniel Xhafaj, ka shënuar në portën e Shehit. Pjesa e dytë ka qenë një dialog i gjatë i sulmeve të shumta e të furishme të kampionëve dhe mbrojtjes durrsake. I futuri në këtë fraksion loje, Morina, ka arritur t’i barazojë shifrat. Të premten, Laçi fitoi 1-0 me Flamurtarin me golin e Valdano Limanit.

* * *

 Kroati Tomislav Bushiç shënoi golin e pestë sezonal me kuqeblutë dhe shndërrohet në një hero në Shkodër

  Vllaznia, fitorja vjen në minutën e fundit

  Fitore në limitin e ndeshjes dhe një stadium pa shikues, për shkak të vendimit të Disiplinës. Vllaznia fitoi 2-1 me Kastriotin, duke rimarë pikët e plota pas humbjes 3-2 të një javë me parë me Teutën. Të parët në avantazh kalojnë vendasit falëm golit të Shtubinës në minutën e 21’. Por barazimi I krutanëve vjen pas realizimit me saktësi të 11 metërshit nga Jetmir Sefa. Rastet deri në fund nuk kanë munguar për të dy skuadrat por fati u buzëqesh shkodranëve falë golit në minutën e fundit të shënuar kroati Bushic që po kthehet në një nga sulmuesit me më shumë rendiment në kampionatin tonë. Kroati Bushic bëhet sërish hero në Shkodër, teksa kroati ka realizuar në minutën e fundit të ndeshjes golin e fitores për të tijtë dhe të gjashtin personal në këtë kampionat. Goli i hershëm i Shtubinës është barazuar shpejt nga pika e bardhë e penalltisë prej Jetmir Sefës, ndërkohë që më tej asnjëra skuadër nuk ka mundur të gjejë epërsinë. Duhej të vinte minuta e fundit e lojës, që mbrojtja krutane të bënte një gabim të pafalshëm, duke i dhënë mundësinë Bushic, që ta ndëshkonte skuadrën e Ndreut. Marrja e fitores ka jo vetëm vlerë pikësh për Vllazninë, por edhe monetare. Klubi për t’i motivuar lojtarët, ashtu si çdo javë, edhe këtë herë kishte vendosur premio.. Për këtë arsye, në Shkodër kërkonin vetëm triumfin. I cili ka ardhur si një “rrufe në qiell të hapur”, por ka vlera të shumëfishta për të besuarit e Canajt. Dështon Kastrioti të marrë dicka në këtë transfertë, edhe pse luhej në stadiumin e zbrazët “Loro Borici”, pasi i tillë është dënimi i dhënë nga Disiplina për tifozët shkodranë. Dy ishin mungesat që e kanë kushtëzuar Ndreun, ajo e Dokut që nuk është rikuperuar dhe Muçollari, i cili vazhdon të ketë probleme shëndetësore.

  Kukësi i Shensojit nuk fiton edhe me Besën

 Naxhi Shansoj ende nuk gjen fitoren e parë në stolin e Kukësit, edhe pse kundërshtar kishte Besën e vendit të fundit. Pas barazimit në Ballsh një tjetër barazim këtë herë në Laç, por më Kukësin që ishte pritës (vuan ende pezullimin e fushës nga Disiplina). Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola gjithçka u vazhdua në të dytën. Ishte Popoviç i pari që kaloj në avantazh në minutën e 54’ por gëzimi i kuksianëve nuk zgjati shumë. Ishte një nga më të mirët në radhët e kavajasve mesfushori Dita që barazoj shifrta me një supergol. Zhgënjim edhe për presidentin Safet Gjici, që besonte te kthesa. Ai që prej ardhjes së Shensojit në krye të stolit, ka shfaqur optimizmin se ecuria negative do të merrte fund ndaj Besës, por ky moment duhet të presë të ndodhë. Besa ka superuar me sukses një përballje jo të lehtë, pasi ndeshej me nënkampionët në fuqi të Kukësit. Kavajasit vinin pas fitores së parë sezonale me Flamurtarin, dhe ky fakt pritej të kishte ndikimin e vet. Ashtu sikurse ka ndodhur në fakt, sepse verdhezinjtë kanë besuar në forcat e tyre dhe kanë ditur të reagojnë pas disavantazhit. Komplikohen objektivat për Kukësin tashmë me 7 pikë larg nga kreu ndërsa Besa barazohet në pikë me Flamurtarin.

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA 8

Dje, 20.10.2013

KUKËSI-BESA   1-1

Shënues:  Popovic 54′ / Dita 67′

TIRANA-BYLIS   1-0

Golat: Semedo 75′

VLLAZNIA-KASTRIOTI   2-1

Shënues: Shtubina 9′, Bushic 90′ / Sefa 21′ (pen)

Të premten, 18.10.2013

LAÇI-FLAMURTARI   1-0

Shënues: Nimani 69’

Të shtunën, 19.10.2013

SKENDERBEU-TEUTA  1-1

Golat: Morina 61′ / Xhafaj 45+2′

LUSHNJA-PARTIZANI  2-0

Shënues: Trashi 48′, Korreshi 59′

RENDITJA

1        Skënderbeu  8        +5      16

2        Teuta           8        +5      16

3        Partizani      8        +2      14

4        Vllaznia       8        +5      13

5        Laçi             8        -1       13

6        Lushnja       8        -1       11

7        Tirana                   8        -4       10

8        Bylis            8        +1      9

9        Kastrioti      8        -2       9

10      Kukësi         8        -2       9

11      Flamurtari   8        -3       5

12      Besa            8        -5       5

– Flamurtarit i janë zbritur tri pikë nga Komisioni i Disiplinës

Shënojnë Gjasula dhe Gashi

  Nje fitore e madhe 4-2 nga Liteksi i dy shqiptarëve, Jurgen Gjasulë dhe Armanod Vajushit, pikërisht ndaj kampionëve të Bullgarisë, Ludogorecit, e  që vlen kryesimin, Padyshim dyshja Shqiptare Vajushi e Gjasula ishin protagonistë në këtë fitore ku spikasin goli i Gjasulës dhe asisti i Vajushi. Liteks mor një fitore me shum vlera drejt objektivit qe ka titullin kampion! Shkëlzen Gashi ka shënuar gol në fitoren 2-0 të Grasshoperit në transfertën  kundër Lozanës, në kuadër të javës së 12-të të kampionatit zviceran. Mesfushori shqiptar shënoi nga pika e bardhë në minutën e 54-t e takimit për të hapur serinë e golave, ndërsa në minutën e 61-të Kajo dyfishoi rezultatin i cili nuk ndryshoi deri në fund të ndeshjes. Për Grasshoperin u aktivizuan edhe dy shqiptarët e tjerë,  Amir Abrashi dhe Imran Bunjaku (nga minuta e 84-t) të cilët mbrojnë ngjyrat e Kombëtares Shqiptare A, respektivisht U-21. Ky ishte goli i tretë i Gashit këtë sezon, ndërsa skuadra e Grasshoperit aktualisht renditet i dyti në renditje me 22 pikë,  tri më pak sesa kryesuesi Bazeli  (ka dhe një ndeshje më pak. Në ndeshjen midis Lucernit dhe Jang Bojsit, të mbyllur në barazim 1-1, mesfushori Jahmir Hyka qendroi në stol.

 Idhulli i Adnanit është Lorik Cana

 Adnan Januzaj është shëndërrua në lojtarin e ri me të mediatizuar në Angli. Dy golat e tij të shënuar kundër Sandërlandit, dhe shpallja si lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Southampton duket se i kanë siguruar formacionin talentit 18-vjeçar në këtë vit të vështirë të Mançester Junaitid. Kjo, dhe dilemat e mëdha që e rrethonin atë sigurisht që  e bënë një temë të dëshiruar për mediat angleze. Dhe meqë  çështja e klubit u zgjidh me rinovimin me Manchester, tani ka ngelur pezull çështja e kombëtares. ‘Daily Mail’ ka intervistuar shokun e fëmijërisë dhe ish shokun e skuadrës te Januzaj tek Anderleht, Jonathan Kindermans, i cili ka treguar jo pak gjëra interesante. “Anglia? Nuk besoj se do luajë për ta. Diskutonim shpesh për kombëtaret, dhe ai nuk pushonte së  foluri për Lorik Canën. Unë i thoja ‘po ne kemi Kompany dhe Fellaini’. Dhe ai më përgjigjej ‘po, por nuk jeni aq te mirë’. Fansat Shqiptarë e njohin Adnanin qëkur ishte 15 vjeç dhe tani pasi ai shënon 2 gola papritur dalin fansat Belg dhe fillojnë të marrin shënime. Ai mund të bëjë histori me Shqipërinë, ti udhëheqqë  në  një  turne të  madh dhe ata do të flasin për të për 50 vjet. Ose do te zgjedhë Belgjikën për të pasur mundësi të  luajë  gjithmonë ne turne te mëdhenj, por do të jetë thjeshtë një nga shumë lojtarët e mirë”, – deklaroi Kindermans për ”Daily Mail” .