Skuqet sfida në Laç, Kamza bëhet “komshi” me kreun e renditjes

531
Nga Agron KAJA
KATEGORIA SUPERIORE/ Mbyllet java e tetë, në sfidën e fundit fitojnë Kamzalinjtë, shënon i “harruari” Sebino Plaku
E hënë 30 tetor 2017, ora 14:00 në stadiumin e Laçit
LAÇI-KAMZA 0-1
Shënues: Plaku 86’
Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Bardhi (Lushkja 46’), Jonuzi (Kallaku 84’), Eskerda (Xhixha 74’), Uzuni, Shala, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani
Kamza: Halilaj, Frashëri, Fushtar, Kuqi, Neziri, Ymeraj (Zefi 75’), Arrabal, Fukui, Rezi (Mehmeti 88’), Plaku, Raçiç (Imeri 72’). Trajner: Ramadan Ndreu
Gjyqtar: E. Jorgji, R. Preça, E. Ganxhi, F. Xhemalaj
KV: Bardhi, Xhixha / Fukui, Neziri
KK: Sefgjini / Neziri
MINUTA E GOLIT
86’ GOL 0-1 Mesfushori i Kamzës, Erlis Frashëri, depërton në krahun e djathtë duke e kaluar topin në zonë, aty Sebino Plaku godet me kokë dhe e dërgon atë në rrjetën e portës së Laçit.
Është mbyllur dje zyrtarisht java e tetë e Kategorisë Superiore, dhe veç Flamurtarit e Lushnjes që bënë të veçantat me fitoret e tyre, është Kamza skuadra që i ve kapakun kësaj jave, me një fitore të merituar në transfertë ndaj Laçit. E ndërtuar në limitet e fundit të merkatos së verës, Kamza me President Naim Qarrin dhe e drejtuar në bankinë nga Ramadan Ndreu, dje ka bërë një nga goditjet e mëdha të javës së tetë. Jo se fitoret që arritën Lushnja ndaj Teutës e Flamurtari ndaj Partizanit, nuk ishin fitore të këtyre vlerave, por se fitorja në Laç, ku relativisht në dy dekadat e fundit ka qenë nga fushat më të vështira në Kategorinë Superiore, njëherësh e ngre në vendin e katërt në renditje Kamzën. Natyrisht, tani është komshi me skuadrat e kreut, dhe nga Kukësi i vendit të dytë e ndajnë vetëm 5 pikë. Sulmuesi Sebino Plaku, i cili erdhi i fundit në skuadër, pas largimit dukej sikur ishte harruar në problemet e tij në Poloni. Por dje, si një sulmues “race” ai e futi kokën në vendin e duhur, duke e përcjellë topin në rrjetën e portës laçiane, e cila deri në minutën e 86-të kishte treguar se rrugën e golit e kishte të vështirë ta gjente. Ndërsa sulmuesi tiranas tregoi se vlen ende në tregun e sulmuesve, Kamza e kuptoi se sa e rëndësishme është që të kesh në përbërje lojtarë të tillë, ku Plaku e Raçiç po bëhen referenca e tri pikëve në ndeshje delikate. Po Laçi, ku ishte “futur” dje? Duke ju referuar medieve që e transmetuan këtë ndeshje direkt, dukej se skuadra kishte filluar të “fuste ujë”, pas fitores së thellë në transfertën e javës së shtatë, 3-0 ndaj Lushnjes. Te ky Laç i këtij sezoni, me këtë ulje e ngritje kaq amatoreske, duket se diçka nuk shkon, dhe largimi dy javë më parë i Stavri Nicës nga bankina, duket se e ka patur një motiv. Gjithsesi, kjo javë iku, dhe e 9-ta luhet të shtunën për Laçin, i cili udhëton në “Niko Dovana” për tu ndeshur me Teutën, ndërsa Kamza do të presë në fushën e vet Partizanin e “plagosur” nga Flamurtari. Dhe kjo javë e nëntë sjell edhe një kryesfidë, ndeshjen Flamurtari-Kukësi, e cila do të jetë edhe ndeshja që do të përcaktojë vendin e dytë në renditje për fazën e parë të Kategorisë Superiore 2017-2018. 
FLASIN BANKINAT E SFIDËS
Gentian Mezani (Laçi)

Ramadan Ndreu (Kamza)

Rezultatet-Java e tetë
Të shtunën, 28 tetor 2017 
Lushnja-Teuta 2-1
Shënues: Marku 39’, 
Sefa 90+3’/ Dediç 3’
Skënderbeu-Lufëtari 2-0
Shënues: Lilaj 4’(p), 
Gavazaj 80’
Të dielën, 29 tetor 2017 
Kukësi-Vllaznia 2-2 
Shënues: Guri 25′, 
Kale 61′ / Atsina 7′, 20′
Partizani-Flamurtari 0-1 
Shënues: / Hoxhaj 25’
Dje, 30 tetor 2017 
Laçi-Kamza 0-1
Shënues: Plaku 86’

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Skënderbeu 8 22
2.Kukësi 8 17
3.Flamurtari 8 15
4.Kamza 8 12
5.Partizani 8 11
6.Laçi 8 10
7.Teuta 8 7 
8.Vllaznia 8 6
9.Luftëtari 8 5
10.Lushnja 8 5
Sigal