Skrapar – Therepel, fiton me penallti Therepeli 4-7

1254
Naço – Aktivitetet Sportive dhe ato të tjera kulturore gjallërojn jetën rinore dhe të gjithë banorve të kësaj treve
Në kuadër të takimeve sportive në futboll në mesditën e djeshme në fushën “5 Shtatori”, është luajtur takimi miqësor Skrapar – Therpel, takim që përfundoj me barazim, duke lënë kualifikimin për më tej pikës së penalltive. Ndeshjet e futbollit miqësore të krijuara në kuadër të takimeve për aktivitete sportive mes Njësit Administrative të kësaj bashkie kanë filluar ditën e enjte dhe do të vijojën për më tej, bazuar në një kalendar sportive të krijuar enkas për këtë aktivitet ku pjestarë janë dhe të rinjit e LRI-së. Takimi Skrapar –Therepel që ishte dhe takimi i parë ka përfunduar brenda 90 minutave me rrezultatin 2-2. Në këtë mënyrë fitorja i është lënë pikës së penalltisë për të vendosur fituesin e kësja ndeshje pas pesë gjuajtjeve. Skuadra e futbollit e Therepelit gjatë gjithë ndeshjes ka dominuar në të gjithë repartet dhe ka ditur të ngrej të organizoj mirë repartet nga mbrojtja mesfusha e në sulm duke kaluar e para në avantazh. Ndërsa ka qënë skuadra vendase ajo që ka mundur të barazoj rrezultatin dhe të mos kaloj në avantazh duke hasur në pregatitjen e larët të futbollistve miq. Pas gjuajtjeve të penalltive Therepeli ka marë tre pikët e mundëshme për të vijuar me rivalin e radhës.
Takimin e ka ndjekur edhe ish Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, njëherësh, Sekretari Politikë i LSI-së, për Qarkun e Beratit i cili mes të tjerash citoj : Aktivitete të tilla sportive, por dhe ato të tjera kulturore gjallërojën jetën e të rinëjve dhe të banorve të kësja zone. Me këtë rast dua të falnderoj organizatorët e këtij eventi që shpresoj që ta çojën deri në finale skuadrën e cila sot fotoj me merit. Edhe skuadra e Skraparit duhet të jetë në rrugën e “5 Shtatorit”, të dikurshëm vite më parë kur ishte në të disatën herë edhe finaliste në Rrepublikë. Gjithsesi sportistët por dhe organizatorët duhen ikurajuar për të zhvilluar evente të tilla, nga ku dhe dalin talente që me lojën e tyre siellin fitore dhe nderojn qytetin tonë dhe krejtë zonën e trevën e Skraparit.
Vlen të përmendet se takimin e ka ndjekur edhe ish sportisti i “5 Shtatorit”, Ladi Metani që pas takimin pozoj me lojtarët e të dy skuadrave, por dhe tregoj eksperiencën e tij si lojtar i një skuadre dinjitoze në vitet e rinisë së tij. Janë djem të mbrekullueshëm dhe të sakrificës të gjithë sportistët pasi angazhimi i tyre sjellë në fushëm e lojës emocione të pa përsëritshme, emocione që trasmetohen po me aq entuziazëm edhe tek tofozeria apo si dhe i themi sportëdashësit tanë në shkallët e stadiumit. Ndaj vlen për t’u falenderuar të dyja skuadrat pasi veçse janë të një bashkije janë edhe skuadra të një treve. Aktivitete të tilla siellin talente në futboll dhe në të gjitha sportet. Talente silllin edhe ekipet zinxhir që duhen apo që janë të ngritura dhe që filojnë nga klasa e 5-të e në vijim.
Sigal