Skënderbeu vuan golin, serbët marrin pikën në Elbasan

577
Nga Agron KAJA
UEFA EVROPA LIGË/ Mbyllet pa gola sfida me Partizanin e Beogradit, korçarët fitojnë edhe “sfidën” politike, e pranon presidenti i klubit mik
Ka qenë një ndeshje e mirë, e organizuar dhe e luftuar nga të dyja skuadrat, por dje të dyja kishin edhe fatin me vete. Sfida e Grupit B të UEFA Evropa Ligë, e cila u luajt mbrëmë në “Elbasan Arena” nuk kishte fitues, madje nuk prodhoi as edhe një gol të vetëm, dhe kjo mungoi në këtë përballje, e cila veç ngarkesës në fushë, vende-vende, krijoi ngarkesë edhe jashtë saj. Gjithsesi, korçarët në veçanti dhe shqiptarët që e ndoqën këtë ndeshje aty në stadium, e përkrahën skuadrën për një sukses tri-pikësh, i cili nuk erdhi. Edhe pse beogradasit ishin një skuadër e fortë, të organizuar dhe të shpejtë, dhe të gjitha këto cilësi u munduan ti shpalosnin në mundësinë më të madhe, por pa gol. Që në fillimin e takimit, serbët treguan se pak e kishin problem “Provokacija-n” në shkallët e stadiumit. Pas gjuajtjes së Vuçeliç, është Shehi që tregon se protagonizmi i tij do të jetë i tillë gjatë gjithë takimit. Por korçarët e kishin edhe një dobësi, dhe ai ishte mesfushori Xhejms Adeny, i cili ndryshe nga ndeshjet e tjera, mbrëmë dukej pa busull në ndërtimin e aksioneve, por edhe në finalizim. Disa herë ju largua topi nga këmbët në raste shënimi, por edhe fati nuk ishte me të. Gjithsesi, për 45 minutat e para duhet thënë se ishin të barabarta në rast, por jo në përdorimin e topit, sepse korçarët e zotëruan atë 52%, ndaj 48% të serbëve. Dhe fillimi i pjesës së dytë erdhi furishëm për Skënderbeut, sikundër edhe në të parën, ku vetëm 8 minuta nga fillimi i saj, Soue duhet të kishte shënuar, por topi i gjuajtur prej tij u largua në goditje këndi nga portieri Stojkoviç. Ishte sinjal goli ky për skuadrën tonë, por që nuk e tronditi shumë Partizanin, i cili në tre raste, mund dhe duhet të kishte shënuar në portën korçare. Por ishte Shehi në tre raste që e ndali prekjen e rrjetës, madje në minutat 72 dhe 86, ndërhyrjet e tij na ndanë nga humbja. Kjo ishte ndeshja e djeshme, e treta për Skënderbeun dhe për Partizan të Beogradit, të cilat mbeten të barabarta edhe në pikë, me nga 2 në tre ndeshje. Edhe sfida tjetër e Grupit B nuk pati fitues. Në Kiev, Dinamo dhe Jang Boys dhanë gjithçka, por barazim me shumë gola 2-2, pas avantazhit të zviceranëve. Dhe kështu, renditja vazhdon të mbajë në krye Dinamon e Kievit, e cila më 2 nëntor kthehet të luajë në Zvicër, ndërkohë që Skënderbeu në po këtë datë, do të jetë “mysafir” në Beograd.
E enjte 19 tetor 2017, ora 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”, ndeshja UEFA Evropa Ligë
SKËNDERBEU-PARTIZAN BEOGRAD 0-0
Shënues: Nuk ka
Skënderbeu: Shehi, Mici, Jashanica, Radas (Aliti 32’), Vangjeli, Muzaka (Osmani 90+2’), Lilaj, Dita (Shkodra 80’), Taku, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja
Partizani: Stojkoviç, Tauamba (Ozegoviç 66’), Viliçeviç, Tosiç, Jankoviç, Souma, Jevtoviç, Bilher, Miletiç, Mitroviç, N.Miletiç. Trajner: Mirosllav Xhukiç
Arbitër: D. Stefanski, M. Boniek, D. Golis, K. Mirmus; Pas porte: B. Frankovski, Z. Dobrynin (Poloni)
KV: Lilaj 39’, Jashanica 61’, Mici 90+3’/ Tavumba 34’
MINUTA TË VEÇANTA
7’ Vuçeliç për Partizan kërcënon portën e Skënderbeut, pret Shehi.
10’ Bruno Dita përgjigjet me një goditje nga distanca, i pasaktë në shënjestër.
24’ Skënderbeu rrëmben një top në mesfushë dhe Xhejms del i vetëm përballë portierit, në momentin e fundit as nuk godet dhe as nuk pason, duke i dhënë mundësinë mbrojtjes serbe të largojë rrezikun dhe duke shpërdoruar janë mundësi ideale për shënim.
30’ Xhejms avancon nga e djathta dhe godet bukur, vendimtare ndërhyrja e një prej mbrojtësve miq, që i jep mundësinë portierit të neutralizojë topin.
53’ Mici mjaft bukur vertikalizon për Xhejmsin që fiton terren, në afërsi të zonës serbe pason për Souen që godet, por ndërhyrja e mbrojtësit mik çon topin në këndore.
59’ Skënderbeu kundërzbret me Souen që në momentin e parë provon me të djathtën, Miletiç ndërhyn duke çuar topin në goditje këndi.
72’ Rrezik te porta e Skënderbeut, Jevtoviç provon me një goditje të befasishme, devijimi i Orges Shehit e dërgon topin në goditje nga këndi.
78’ Pasi kalohet një top i gjatë në drejtim të portës së Stojkoviç, sulmohet nga Xhejms, por portieri i Partizanit fiton duelin e shpejtësisë me mesfushorin e Skënderbeut.
86’ Partizan pranë golit,
90’ me kokë pas korrnes

Çuditen serbët: Do t’ua shpërblejmë njësoj mikëpritjen!
Presidenti i Partizanit, Milorad Vuçeliç, ka habitur jo pak në Serbi, me deklaratat e tij në lidhje me pritjen në Tiranë, e më pas në Elbasan, duke mos pasur asnjë kritikë për shqiptarët. “Na pritën shumë ngrohtësisht, ndihemi të sigurt, organizimi është në nivel të shkëlqyer dhe jam i befasuar në mënyrë pozitive. Nga aeroporti deri në hotel, udhëtuam pa eskortë dhe gjithçka ishte normale, askush nuk e kishte mendjen te ne. Shqiptarët janë treguar shumë mikpritës, jemi ndier rehat. Më duhet t’i lavdëroj pritësit. Lojtarët nuk kanë lëvizur shumë nga hoteli, por është normale, janë në Shqipëri për ndeshje, jo për shëtitje. Ju gazetarët që jeni në Shqipëri dolët shëtitje në Tiranë dhe nuk patët ndonjë problem. Do ta shpërblejmë njësoj mikpritjen shqiptare, nëse ndodh ndryshe do të jetë e sikletshme dhe e turpshme për ne”, ka deklaruar Vuçeliç për mediat serbe online.
UEFA EVROPA LIGË
Grupi B
Ndeshjet që janë luajtur
Datë 14 shtator 2017 
Jang Boys-Partizan B 1-1
Dinamo K-Skënderbe 3-1
Datë 28 shtator 2017 
Partizan B-Dinamo K 2-3
Skënderbeu-Jang B 1-1
Dje, 19 tetor 2017 
Dinamo K-Jang Bojs 2-2
Skënderbeu-Partizan 0-0

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Dinamo K 3 7
2.Jang Boys 3 3
3.Partizan B 3 2
4.Skënderbeu 3 2
Ndeshjet që do të luhen
Datë 2 nëntor 2017 
Jang Bojs-Dinamo K 19:00
Partizan B-Skënderbe 19:00 
Datë 23 nëntor 2017 
Partizan-Jang Bojs 21:05
Skënderb.-Dinamo K 21:05
Datë 7 dhjetor 2017 
Jang B-Skënderbeu 19:00
Dinamo K-Partizan B 19:00
Sigal