Skënderbeu u rendit i 47 në botë, ja kush është klubi shqiptar që shkruajti historinë në 1987

527
IFFHS, Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në Futboll, publikoi sot listën me renditjen e 400 klubeve të cilët kanë bërë më mirë në vitin 2017.
Falë ecurisë pozitive të arritur në ‘Europa League’ është Skënderbeu që befason me një rritje galoponte duke arritur të renditet e 47-a në botë. Një lajm fantastik jo vetëm për klubin korçar por edhe më gjerë, pasi arritje të tilla bëjnë këdo krenar. Por kush është klubi shqiptar që mban rekordin e të gjitha kohërave për renditjen më të lartë?
Për t’i dhënë përgjigjie kësaj pyetje duhet të kthehemi 30 vite pas. Bëhet fjalë për sezonin 1986-1987 ku kampion në Shqipëri është shpallur skuadra e Tiranës. Në atë kohë klubi bardheblu përfaqësoi vendin tonë në kompeticion Kupa e Kampionëve ose siç njihet sot “Champions League”.
Në raundin e parë Tirana arriti të skualifikonte rumunët e FC Dinamo Bucureşti me rezultatin e përgjithshëm 2-1. Në fazën e dytë aventurën e bardhebluve në Europë do ta ndërprisnin kampionët e Suedisë, Malmo, e cila mundi ekipin shqiptar me rezultatin e përgjithshëm 3-0.
Në atë kohë formati i ‘Champions League’ ishte shumë më i vështirë dhe për këtë arsye në renditjen e IFFHS për vitin 1987 Tirana do të renditej e 31 në botë.
Sigal