Skënderbeu tregoi “muskujt”, Flamurtarin e “tradhtoi” portieri

552
Në ndeshjen e luajtur në Korçë të shtunën në mbrëmje, skuadra e Skënderbeut ka fituar pastër 2-0, ndaj Flamurtarit të përforcuar dhe të menduar si një nga pretendentët e këtij kampionati të ri. Ndoshta ishte edhe me pak fat, sepse që në minutën e dytë fitoi një penallti, pas ndërhyrjes së portierit të vlonjatëve, dhe të marrë me mjeshtëri nga Soue, të cilën e ekzekutoi po kështu mesfushori Lilaj. Kjo nisje me gol e bëri edhe më të fortë ndeshjen, por që vlonjatët kishin harruar gjetjen e rrjetës, edhe për faktin se harmonizimi nuk ishte në nivelin e duhur. Vetëm dy futbollistë ishin nga skuadra e sezonit të kaluar, ndërkohë që të tjerët dukeshin sikur mezi prisnin që të mbyllej ndeshja. Dhe Skënderbeu e menaxhoi mirë ndeshjen, duke shfrytëzuar aftësitë e Soue, por edhe disa gabime të portierit Nurkoviç, gjeti edhe golin e dytë, për të thënë njëherësh se pretendimet nisin që në start.
SKËNDERBEU-FLAMURTARI 2-0
Sigal