Skënderbeu, sot 90 minuta larg përsëritjes së historisë

522
Nga Agron KAJA
LIGA E EUROPËS/ Jo vetëm në “Elbasan Arena”, por edhe në 21 stadiume të tjera të kontinentit tonë, 44 skuadra zgjidhin enigmat e play-off-it
Gjatë gjithë kësaj jave përgatitore të skuadrës së vetme shqiptare në turin play-off të UEFA Evropa Ligë, Skënderbeut, në gazetën “Telegraf” është sjellë atmosfera që ekziston në kampin korçar, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë me skuadrën kroate Dinamo Zagreb. Nisur nga rezultati në takimin e parë, duke ju referuar formulës, ndoshta teorikisht mendimi shkon në idenë, se Skënderbeu do ta ketë më të lehtë kualifikimin. Kjo edhe mund të ndodhë, por për të qenë më realistë, jo vetëm në historinë e të dyja skuadrave dhe në bilancet e tyre, realiteti në të tilla ndeshje vajtje-ardhje, ku një gol në fushën kundërshtare është më shumë se një, edhe mund të ndryshojë. Ndërkohë, duke ju referuar bilancit që kanë këto dy skuadra mes tyre, kroatët janë më pozitivë në tre ndeshjet e luajtura, me 2 fitore dhe 1 barazim, me 7 gola të shënuar dhe 3 të pësuar. Deri këtu, është çka ka prodhuar e kaluara, ndërkohë që realiteti vjen sa ndryshe, aq edhe gri. Sepse barazimi 1-1 në javën e kaluar në takimin e parë play-off, tregoi se Skënderbeu e dominio ndeshjen dhe e menaxhoi epërsinë, por vetëm 1 minutë gaboi dhe pësoi golin në ekstremin e minutave shtesë të pjesës së dytë. Nga ky gol kanë marrë zemër kroatët, të cilët gjatë gjithë javës kanë folur për një tolerim ndaj Skënderbeut në atë takim të 17 gushtit 2017, madje duke shkuar më tej, mungesat që kishin në këtë ndeshje ndikuan shumë në rezultat. Por, kroatët kanë harruar gjatë këtyre deklarimeve, më shumë trajneri Cvetkoviç, se Skënderbeut në atë ndeshje ju anulua edhe një gol i rregullt, dhe atë e shënoi në portën e tyre. Të gjithë kanë deklaruar se do të jetë një skuadër ndryshe në Elbasan, duke e quajtur kualifikimin të sigurt. Gjithsesi, kjo është “lufta virtuale” që bëjnë zakonisht kundërshtarët në futboll, e më gjerë në të gjitha sportet, ndërsa në kampin korçar, realiteti është pasqyruar më “ëmbël”, dhe pa asnjë mbivlerësim të Dinamo Zagrebit. Më shumë ka folur trajneri Ilir Daja, i cili e ka pranuar golin e barazimit, por nuk ka harruar edhe golin e anuluar. Duke qenë profesionist edhe në deklarime, Daja ka lënë të kuptohet se, edhe ai do të ndryshojë diçka në shërbim të kualifikimit, duke përmendur se mbivlerësimi për kundërshtarin është “fjalë e huaj”. Ndaj kjo sfidë sot mbetet historike për Skënderbeun, i cili e ka të tretën herë që kalon në fazën e grupeve, ndërsa Dinamo e Zagrebit ka qenë disa herë në grupet e Ligës së Evropës dhe të Ligës së Kampioneve. Ndërkohë, sot do të jenë në fushë 44 skuadra, nga të cilat 22 do të kualifikohen në turin tjetër në fazën e grupeve.
Kjo është “lufta virtuale” që bëjnë zakonisht kundërshtarët në futboll, e më gjerë në të gjitha sportet, ndërsa në kampin korçar, realiteti është pasqyruar më “ëmbël”, dhe pa asnjë mbivlerësim të Dinamo Zagrebit
UEFA Europa Ligë
Sezoni 2017-2018 
Ndeshjet e Skënderbeut 
Skënderbeu-S. Hullia 1-0
S. Hullia-Skënderbeu 0-5
Kairat A-Skënderbeu 1-1
Skënderbeu-Kairat A 2-0
Mllada B-Skënderbeu 2-1
Skënderbeu-Mllada B 1-2 
Dinamo Z-Skënderbeu 1-1
Skënderbeu-Dinamo Z 20:00
Ndeshjet e Dinamo Zagreb 
Dinamo Zagreb-Odd 2-1
Odd-Dinamo Zagreb 0-0 
Dinamo Zagreb-Skënderbeu 1-1
Skënderbeu-Dinamo Zagreb 20:00
BILANCI
Skënderbeu-Dinamo Zagreb
Ndeshje mes tyre
Nd 3, F 0, B 1, H 2, Golat 3:7
Play-off/ Takimet e dyta
Sot, datë 24 gusht 2017 
AEK Larnaka-Plzen 18:00
Dinamo K-Maritimo 18:45
Ostersund-PAOK 19:00
Sherif Tiraspol-Legia 19:00
Zenit-Utreht 19:00
Oleksandria-BATE 19:00
M. Tel-Aviv-Altah 19:00
Salzburg-Vitorul 19:00
Suduva-Ludogorets 19:30
Fenerbahçe-Vardar 19:30
Viedoton-Partizan 20:00
Skënderbe-Dinamo Z 20:00
Midjutland-Apollon 20:00
AEK-Klub Bryzh 20:00
Marsejë-Domzhale 20:45
Rosenborg-Ajaks 20:45
Braga-FH 20:45
A.Bilbao-Panathinaik 20:45
Shkëndija-Milan 20:45
Hajduk Split-Everton 21:00
Cervena Z-Krasnodar 21:00
Austria Vienë-Osijek 21:05
UEFA Europa Ligë
Sezoni 2017-2018 
Turi Play-off / Ndeshja e parë
Datë 17 gusht 2017
Dinamo Z-Skënderbeu1-1
Turi Play-off / Ndeshja e dytë
Sot, datë 24 gusht 2017 
Skënderbeu-Dinamo Z 20:00
Gjyqtar: Istvan Vad (Hung)
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Sigal