Skënderbeu shpartallon Laçin 4-0, “hipotekon” kreun e renditjes

669
Përpos situatës që po kalon pas akuzave nga UEFA për trukime ndeshjesh, Skënderbeu nuk fal askënd në Superiore. Edhe pse ka një diferencë prej 14 pikësh nga vendi i dytë, dje skuadra korçare është treguar e pa “mëshirshme” ndaj Laçit, duke shpartalluar me rezultatin e thellë 4-0. Ka qenë një dominim total gjatë gjithë ndeshjes, ku veç 4 golave e një dopietë nga Soue, ka qenë një lojë e bukur, me shumë raste shënimi, me një gol të anuluar të Laçit, e thuajse luanin skuadra me diferenca të mëdha. Tashmë kreu i renditjes duket i “hipotekuar” nga Skënderbeu, dhe titulli duket si një çështje e mbyllur. Kjo humbje për Laçin është një kthim me këmbë në tokë, vendi i tretë duket larg për momentin.
14 pikë
Kjo është diferenca e pikëve që Skënderbeu ka krijuar me skuadrat që e ndjekin në tabelën e renditjes, ndaj Kukësit me 39 pikë që dje ka kaluar në vendin e dytë
Sigal