Skenderbeu shpallet fitues i Kupës së Shqipërisë, mposht Laçin në finale me një penallti të diskutueshme

433

Pasi fitoi kampionatin për herë të 8-të, Skënderbeu ka korrur një tjetër sukses pasi është shpallur fitues i Kupës së Shqipërisë, ku në finale mposhti Laçin me rezultat 1-0.

Golin e ka shënuar Lila në minutën e 67’ pasi Xhejms fitoi një penallti e cila mbetet për tu parë nga moviola nëse ishte apo jo pasi ishte në limitet e hyrjes së zonës. Skënderbeu menaxhoi rezultatin deri në fund duke bërë që të arrinte dopietën për këtë vit.