Sigal

Skënderbeu përmbysi 2-1 Tiranën në miqësoren e zhvilluar në Durrës, e para gjatë fazës përgatitore dimërore për të dyja skuadrat.

Nëse Orges Shehi hodhi nga minuta e parë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, Ardian Mema kishte bërë shumë ndryshime, duke u besuar disa elementëve të rinj.

Pikërisht njëri prej tyre, sulmuesi Muçi, zhbllokoi takimin që në fillim të pjesës së parë. Gjithsesi, kampionët në fuqi të Superiores arritën të përmbysnin shifrat në fraksionin e dytë me Ardit Hoxhajn dhe Oto John.

Në përfundim të pjesës së parë, Dejvi Bregu ka alarmuar stafin e Skënderbeut pas një dëmtimi të rëndë në shpatull. Ai është dërguar menjëherë për ekzaminime me të thelluara, për të kuptuar më saktë shkallën e dëmtimit dhe kohën që i duhet për të qenë sërish nën urdhrat e Shehit.

Me të njëjtin rezultat, 2-1, ka arritur të triumfojë ndaj Erzenit të Shijakut, ku golat për durrsakët u shënuan nga Progni dhe Vila.