Skënderbeu pa frikë në Kiev, Daja kërkon shanset e tij

534
Nga Agron KAJA
LIGA E EVROPËS/ Në ndeshjet e sotme, tre legjionarë shqiptarë në fushë, korçarët
Nuk do të shpëtonte pa folur edhe para kësaj ndeshjeje, Ilir Daja, ka bërë dje “adetin” mediatik, ku me finesë e kulturë profesionale, ka treguar për aventurën e Skënderbeut në Ligën e Evropës, ndeshjet në grupe. Për gazetën “Telegraf”, tekniku vlerësoi Dinamon e Kievit, por nuk harroi shpresën. “Në këtë rrugëtim në Ligën e Evropës, Skënderbeu nuk është rastësisht, ndaj do provojmë shanset tona. Jemi të ndërgjegjshëm, se të gjithë ekipet në Kupat e Evropës janë me një koeficient të lartë vështirësie. Më i lartë është ky koeficient për ndeshjen tonë me Dinamon e Kievit, skuadër e cila ishte në vazon e parë në short, sepse kualiteti dhe cilësia e lojtarëve të saj janë në një shkallë më superior se ne. Por, futbolli është një sport subjektiv, ku shpresohet gjithmonë”, kështu ka deklaruar fillimisht dje trajneri i Skënderbeut, I cili më pas nxori në pah më shumë objektivat sezonale, se sa atë ndaj ukrainasve sot. “Kundërshtari që kemi nesër (sot) është në aktivitet prej gati dy muajsh, ndërkohë që ne zyrtarisht kemi luajtur vetëm një ndeshje në kampionat. Ndaj si objektiv final ne kemi fitimin e titullit kampion, dhe ky do të jetë fokusi i të gjitha energjive tona, por paralelisht, kemi edhe synim për një paraqitje sa më të mirë në Ligën e Evropës, që në ndeshjen me Dinamon e Kievit”. I pyetur për sulmuesin e ri të merkatos së kësaj vere, Ali Soue, trajneri Daja shpreson që ai të shënojë në këtë ndeshje, duke qenë se ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në përbërjen e skuadrës korçare. “Pavarësisht se Soue nuk ka shkuar te goli, në ndeshjen e fundit kanë qenë dy veprimet e tij, qoftë në marrjen e penalltisë, dhe në asistin për Muzakën, që do të thotë se është në rrugën e mbarë. Një sulmues matet me gola dhe asiste, dhe nëse i shërben ekipit, mund t’i shërbejë qoftë me gol, qoftë me shërbime për pasin e fundit, gjë të cilën e ka bërë. Shpresoj që ta thyejë akullin, për sa i përket golave, sepse ai është një forcë e shtuar brenda ekipit. Shpresoj të vazhdojë në këto nivele”. Takimi i sotëm është i pari për Skënderbeun në fazën e grupeve të Evropa Ligë, për të cilën ai, veç synimit ka edhe një porosi për skuadrën e tij. “Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë cilësinë e lojërave, të përballemi mirë në këto ndeshjet e grupit në Ligën e Evropës, por pse jo, të shohim ndeshje pas ndeshjeje, se çfarë jemi në gjendje të bëjmë praktikisht”. Sot luhen 24 ndeshje në 12 grupet e Ligës së Evropës, ku për legjionarët tanë, veçohet Etrit Berisha, ku Atalanta do të ndeshet në Bergamo me anglezët e Everton-it.
Deklarata e trajnerit Daja në Kiev
“E kemi të qartë, se nuk është e zakonshme të luajmë ndeshje në këto nivele, ndaj padyshim favorite për duelin është Dinamo. Por ne me siguri që do të kemi shanset tona, dhe do të mundohemi të tregojmë lojën tonë. Edhe skuadrat e tjera në grup kanë më shumë eksperiencë, por do të luftojmë edhe me ta për t’u munduar që të marrim disa fitore”.
Ndeshjet në grupe
Sot, datë 14 shtator 2017
Grupi A
Vijareal-FC Astana 19:00
Sllavia-Makabi T-Av 19:00
Grupi B
DinamoK-Skënderbe 19:00
Yong Boys-Partizan 19:00
Grupi C
Bashaksehir-Ludogor 19:00
Hofenheim-Braga 19:00
Grupi D
Austria V-Milan 19:00
Rijeka-AEK Athinë 19:00
Grupi E
Apollon-Lion 19:00
Atalanta-Everton 19:00
Grupi F
Zlin-Sherif Tiraspol 19:00
Kopenhagen-Lokom 19:00
Grupi G
FCSB-Plzen 21:05
H.Ber Sheva-Lugano 21:05
Grupi H
Arsenal-Këln 21:05
Cervena Z-BATE 21:05
Grupi I
Gimaraesh-Salzburg 21:05
Marsejë-Koniaspor 21:05
Grupi J
Zoria-Ostersunds 21:05
Hertha B-Atl.Bilbao 21:05
Grupi K
Viteshe-Lacio 21:05
Uerexhem-Nicë 21:05
Grupi L
Sociedad-Rosenborg 21:05
Vardar-Zenit Petersb 21:05
Sigal