Skënderbeu në Zvicër pa Xhejms, Shehi do mbyllje me sukses

672
Nga Agron KAJA
UEFA EUROPA LIGË/ Mbyllen sot aventurat e ndeshjeve në grupe, nesër shorti për fazën tjetër, 1/16
Para sfidës së fundit në grup me Jang Bojs të Zvicrës, për skuadrën e Skënderbeut telashet e mungesat nuk kanë të sosur. Pas Soue, Nespor, Ditës e Radasit, një tjetër mungesë është shfaqur dje për skuadrën korçare. Skënderbeu ka udhëtuar drejt Zvicrës pa sulmuesin Xhejms Adeny, pasi nigeriani ka hasur probleme për pajisjen me vizë, dhe nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të grupit drejt Bernës. Nga ana e tyre, duke e quajtur një mungesë të rëndësishme për këtë përballje, drejtuesit e skuadrës korçare po bëjnë të gjitha përpjekjet zyrtare që Xhejms të pajiset sa më shpejt me vizë, dhe mundësia e fundit është se ai edhe mund t’i bashkohet skuadrës para mëngjesit të ditës së enjte, ndërsa ndeshja fillon në ora 19:00. Gjithsesi, nëse Xhejms nuk do të jetë në Zvicër, për trajnerin Ilir Daja shtohen edhe më shumë telashet për sulmin. Korçarët i kanë mbyllur përgatitjet në Durrës, dhe në seancën e fundit stërvitore, dje trajneri Daja e ka përgatitur ekipin në kushte loje. Tekniku tiranas është gati që të bëjë ndryshimet e duhura për t’i dhënë skuadrës freski dhe mundësi pushimi për disa lojtarë, të cilat kanë marrë ngarkesa të plota me ndeshjet e Kampionatit, Kupës dhe të Evropa Ligë, njëherësh edhe për ti dhënë mundësinë e promovimit disa futbollistëve të rinj që nuk kanë gjetur shumë hapësira deri në këtë periudhë. Kështu që nesër, mendohet të ketë ndryshime duke filluar me mbrojtjen, sepse do të kursehet Radas e në vendin e tij do të luajë Aliti. Më pas, në mesin e fushës rikthehet titullar Nimaga, ndërsa Muzaka do të luftojë për një vend me Takun, me këtë të fundit më të avantazhuar. Edhe në sulm duket se me mungesën e Souesë, do t’i takojë Xhejmsit të jetë në majë (nëse do të marrë vizën zvicerane), ndërsa risi është Suad Sahiti, i cili bashkë me Gavazajn do të mbështesin nigerianin nga krahët. Për gazetën “Telegraf”, portieri dhe kapiteni i Skënderbeut, deklaroi dje në mbrëmje se, ndaj Jang Bojs do të luftohet që të mos dalin pa pikë. “Ne duhet të vazhdojmë me paraqitjet e mira, dhe shpresojmë ta mbyllim me sukses këtë ndeshje të fundit në Zvicër. Do donim të mos dilnim pa pikë, dhe fitorja do na rriste moralin për më tej e do të na ndihmonte shumë për koeficientin e klubit”, kështu deklaroi dje Shehi, i cili nuk mendon se duhet ti tremben Jang Bojsit, pasi sipas tij, Skënderbeu ka luajtur si i barabartë me të gjithë kundërshtarët e Grupit B.
Ne duhet të vazhdojmë me paraqitjet e mira, dhe shpresojmë ta mbyllim me sukses këtë ndeshje të fundit në Zvicër. Do donim të mos dilnim pa pikë, por edhe fitorja do na rriste moralin për më tej e do të na ndihmonte shumë për koeficientin e klubit
Formacioni mundshëm
SKËNDERBEU 1-4-3-3
Shehi
Vangjeli Jashanica Aliti Mici
Taku Lilaj Nimaga
Gavazaj Sahiti
Xhejms
Skuadrat e kualifikuara
Vijarreal, Dynamo Kiev, Partizan, Braga, Milan, Atalanta, Lion, FCSB, Viktoria Plzen, Arsenal, Salzburg, Ostersund, Lacio, Nicë, Zenit, Real Sociedad.
Presin kualifikimin

Slavia Pragë, Astana, Ludogorets, Bashaksehir, AEK Athinë, Austria Vienë, Sheriff, Lokomotiv Moska, Kobenhavn, Crvena Zvezda, Këln, BATE, Marsejë, Koniaspor, Vitoria SC, Athletik Klub, Zoria Luhansk.

Skuadrat e eliminuara
Makabi Tel-Aviv, Skënderbeu, Jang Bojs, Hofenheim, Rijeka, Apollon Limasol, Everton, Zlin, Lugano, Hapoel Beer-Sheva, Hertha Berlin, Zulte Uaregem, Viteshe, Rosenborg, Vardar.
Golashënuesit më të mirë
30 gola: Radamel Falkao (Porto, Atletiko Madrid)
22 gola: Aritz Aduriz (Athletik Klub)
20 gola: Oskar Kardozo (Benfika)
17 gola: Kevin Gameiro (Sevija, PSG, Strasburg)
17 gola: Xhuzepe Rosi (Parma, Vijarreal, Fiorentina)
GRUPI A
Sllavia P-Astana 19:00
Vijareal-Makabi T-A 19:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Vijareal 5 11
2. Sllavia P 5 8
3. Astana 5 7
4. Makabi T-A 5 1
GRUPI B
Jang Bojs-Skënderbeu 19:00
Dinamo K-Partizan 19:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Dinamo K 5 10
2. Partizan 5 8
3. Skënderbeu 5 5
4. Jang Bojs 5 3
GRUPI C
Bashaksehir-Braga 19:00
Hofenheim-Ludogoret 19:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. SC Braga 5 10
2. Ludogorets 5 8
3. Bashaksehir 5 5
4. Hofenheim 5 4
GRUPI D
Rijeka-Milan 19:00
Austria Vienë-AEK 19:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. AC Milan 5 11
2. AEK 5 7
3. Austria Vien5 4
4. Rijeka 5 4
GRUPI E
Apollon-Everton 19:00
Atalanta-Lion 19:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Atalanta 5 11
2. Lion 5 11
3. Apollon 5 3
4. Everton 5 1
GRUPI F
Kobenhavn-Sheriff 19:00
Zlín-Lokomotiv M 19:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. FC Sheriff 5 9
2.LokomotivM5 8
3. Kobenhavn 5 6
4. FC Zlín 5 2
GRUPI G
FCSB-Lugano 21:05
H. Beer-Sheva-Plzen 21:05
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. FCSB 5 10
2. Viktoria 5 9
3. Lugano 5 6
4. Hapoel B-Sh5 4
GRUPI H
Arsenal-BATE 21:05
Crvena Zvezda-Këln 21:05
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Arsenal 5 10
2. FC Këln 5 6
3.Crvena Z 5 6
4.BATE 5 5

GRUPI I
Vitoria-Konyaspor 21:05
Marsejë-Salzburg 21:05
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Salzburg 5 11
2.Marsejë 5 7
3.Koniaspor 5 5
4.Vitoria 5 4
GRUPI J
Hertha-Ostersund 21:05
Zoria-Athletik 21:05
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Ostersunds 5 10
2.Athletik 5 8
3.Zoria 5 6
4.Hertha 5 4
GRUPI K
Viteshe-Nicë 21:05
Zulte Uaregem-Lacio 21:05
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Lacio 5 13
2.Nicë 5 9
3.Zulte U 5 4
4.Viteshe 5 2
GRUPI L
Real Sociedad-Zenit 21:05
Vardar-Rosenborg 21:05
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.FC Zenit 5 13
2.Real S 5 12
3.Rosenborg 5 4
4.FK Vardar 5 0
Sigal