Skënderbeu “likuidon” Tiranën, Kukësi nuk i largohet kreut

494
Sigal

Në takimin mes Kukësit dhe Teutës u shënuan plot 7 gola, duke e rritur kështu mesataren e përgjithshme të golave

Kjo javë e kampionatit më elitar të futbollit në vend, u paraqit më ndryshe se java që lamë pas, ku ndeshjet u zhvilluan të gjitha, duke lënë mënjanë problemet me energjinë elektrike, problemet e fushave dhe të tjera që bëhen pjesë e zhvillimit të takimeve në një javë kalendarike. Duhet thënë se ndeshjet që u zhvilluan dje dhanë gola të shumtë, ose më saktë takimi mes Kukësit dhe Teutës ku u shënuan plot 7 gola, duke e rritur kështu mesataren e përgjithshme të golave të shënuara.

Kukësi-Teuta, verilindorët mbajnë përsëri kreun

Një ndeshje e mirë kjo për skuadrën verilindore, që duke shmangur të gjitha problemet që ndeshi gjatë ndeshjes, përsëri arriti që të tejkalonte atë rezistencë që po bënte ekipi durrsak, ku edhe barazuan takimin, në pjesën e parë duke vënë pak në presion kuksianët. Ngjarjet pastaj rrodhën në kahun e Kukësit, që nuk vonuan të shënonin edhe dy gola të tjerë, e ai që i nxjerr nga situata është gjithmonë Pero Pejiç, që i kaloi në avantazh pas barazimit. Ndërkohë që Teuta do të provonte përsëri, duke shënuar edhe një tjetër gol, për ta dërguar rezultatin në 3-2, rezultat ky që do i bënte më dëm, pasi Kukësi do të kundërpërgjigjej edhe me dy gola të tjerë, duke e dërguar ndeshjen në 5-2, rezultat që ishte edhe final për këtë takim. Një ecuri e tillë i jep përsëri mundësi Kukësit që të qëndrojë në krye të klasifikimit, ndërkohë ndjekësit bënë detyrën, duke fituar.

Partizani-Flamurtari, “demat” përmbysin takimin

Një takim i nisur në tëposhtë për Partizanin, që e gjetën veten në disavantazh në minutën e 21-të, për ta mbyllur kështu këtë pjesë. Ndërkohë, pjesa e dytë ishte një tjetër histori për të dy ekipet, ku “vendasit” e kërkuan më shumë golin, duke arritur kështu që në minutën e 57 me anë të Rrahmanit të gjenin rrugën e rrjetës dhe të barazimit, diçka që u dha mundësinë që të synonin edhe pikët maksimale, e për këtë mendoi Raçiç që në minutën e 78-të mbylli çdo shpresë për vlonjatët, që në fakt në pjesën e dytë ishin më të mpirë, duke lëshuar kështu terren ndaj kundërshtarit, terren që u shfrytëzua më së miri nga të besuarit e Duros. Kjo ndeshje, për fat të keq, futet përsëri tek ato takimet e dyshuara ku futbollistët të kenë ndikuar në rezultat, por jo ashtu ku duhet, në fushë pra, por jashtë fushe, me rezultate të paracaktuara. Gjithsesi, çdo gjë pritet që të merret vesh sot në mbledhjen e parashikuar që do të mbajë skuadra e Flamurtarit në lidhje me këto dyshime.

Laçi-Vllaznia, kurbinasit realizojnë fitoren e radhës

Një ecuri e shkëlqyer e skuadrës së Laçit, ku deri më tani po njeh fitore të njëpasnjëshme, duke u bërë një nga skuadrat më konstante, për të mos thënë më konstantja, e këtij sezoni të tretë. Radhën për tu mundur nga Laçi këtë herë e pati Vllaznia, që pavarësisht të gjithave, u duk e pashpresë përballë një Laçi të mirëorganizuar. Ndryshimet e fundit tek ekipi kuq e blu, kanë atë peshën e vet rënduese në ekip, ndërkohë që vetëm dje trajneri Zmijani mori në drejtim ekipin, duke e cilësuar si diçka pothuaj të pamundur përmirësimin për ndeshjen e luajtur. Nga ana tjetër, Laçi vazhdon të jetë ekipi që tashmë synimet po i bën të qarta, duke qenë se humbjet janë një fjalë që tashmë nuk e njohin, duke u bërë një nga ekipet më të mira aktualisht në kampionat, sa i përket rezultateve.

Skënderbeu-Tirana, korçarët nuk i ndahen Kukësit

Një rezultat pozitiv falë një penalltie ka ardhur në favor të Skënderbeut në kryendeshjen e zhvilluar dje ndaj Tiranës. Një takim i fortë ky mes skuadrave pretendente, por diferencën e bën Skënderbeu që rri në shtëpi me 3 pikë të fituara, duke ndjekur hap pas hapi edhe Kukësin. E humbura e madhe padyshim që ishte Tirana, që duket se nuk po e merr veten pas humbjes me Laçin, duke arkivuar kështu edhe një humbje tjetër, ndërkohë që distancohet nga Kukësi i vendit të parë me 5 pikë, por duhet thënë se kanë një ndeshje më pak, ndeshje që do e luajnë ndaj Partizanit, diçka që paraqet vështirës për të dy ekipet, që aktualisht ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh.

Elbasani-Apolonia, luhen shanset e fundit për qëndrimin në Superligë

Ndeshja e fundit për javën e 25-të të Superligës, luhet ditën e sotme, mes Elbasanit dhe Apolonisë, dy ekipet më të dobëta të këtij kampionati, ekipe që kanë  “zënë” rrënjë në vendet e fundit në tabelë, ku skuadra pritëse ka 13 pikë, ndërsa Apolonia ka 10 pikë. Një fitore për fierakët ditën e sotme mund të rikthejë në jetë një shpresë, sado të vogël, ndërsa sa i takon Elbasanit nëse fitojnë bëhen një rrezik i qëndrueshëm për Teutën, duke qenë se do i ndante vetëm një tre pikësh, që mund të fitohet me lehtësi, ndoshta jo edhe aq, nga elbasanasit.

 Ndeshjet e djeshme

Kukësi-Teuta              5-2

Laçi-Vllaznia             1-0

Partizani-Flamurtari    2-1

Skënderbeu-Tirana     1-0

Takimi i sotëm

Elbasani 14:00 Apolonia

1 Kukësi 25 16 4 5 52
2 Skënderbeu 25 15 6 4 51
3 Tirana 24 14 5 5 47
4 Partizani 24 14 5 5 47
5 Laçi 24 11 8 5 41
6 Flamurtari 24 9 7 8 34
7 Vllaznia 25 9 3 13 27
8 Teuta 25 6 1 18 19
9 Elbasani 24 4 1 19 13
10 Apolonia 24 2 4 18 10

 “Paqe” mes Tërbunit dhe Mamurrasit, Sopoti ndal Lushnjën

Takimet e zhvilluara dje në Kategorinë e Parë treguan skuadrat që me të vërtetë kanë në dorë “forcën” për të thënë fjalën e tyre në këtë kampionat, ku vihen re diferencat e mëdha që ekzistojnë. Në grupin A situata vazhdon të jetë e njëjtë, ku ekipet i ruajnë përsëri të njëjtat distanca, duke mos përfituar nga rezultatet e veta. Ndërsa në grupin B, situata ndryshon, pasi kemi humbjen e Lushnjës me Sopotin, humbje që i kushton avantazhin që kishte ndaj ekipeve të mëparshme, duke qenë kështu në të njëjtën linjë me Bylisin që gjendet me pikë të barabarta.

Grupi A

Tërbuni-Mmaurrasi, kryendeshja e javës

Një takim i fortë ky mes dy ekipeve më të mira në grupin e Veriut, ku rezultati final ishte vetëm një barazim 1-1, duke i dhënë kështu mundësin Tërbunit që të ruajë avantazhin prej një pikë, gjithashtu ruajti edhe rekordin e deritanishëm, ku nuk ka humbur akoma asnjë takim, vetëm barazime dhe fitore. Në këtë rast dhe me këtë rezultat, secili ekip ruajti atë gjendjen e mëparshëm, duke mos pësuar ndryshime në renditje, ku situata vazhdon të jetë akoma e njëjtë, me Tërbunin që është në vend të parë dhe Mamurrasin që ndjek nga pas. Ndërkohë, Besëlidhja arriti që të fitonte me Ilirinë 2-0, me një rezultat të pastër dhe një lojë të mirë, ku nuk i dhanë mundësi skuadrës nga Fushë Kruja që të përbënte problem për ta.

Lushnja-Sopoti, humbje e vendasve

Një humbje e papritur ka ardhur në radhët e ekipit lushnjar ku në një nga ndeshjet më të rëndësishme për ta, kanë humbur me rezultatin minimal 1-0, rezultat ky që lejon Bylisin të afrohet në renditje, duke humbur kështu atë avantazh që kishte krijuar. Nga ana tjetër, Sopoti me fitoren e djeshme arriti të grumbullonte 26 pikë, duke u afruar kështu me 3 pikë ndaj dy vendeve të para, Bylisit dhe Lushnjës. Një fitore që vjen në kohën e duhur për librazhdasit që bëhen kështu përsëri një kërcënim për ekipet e tjera që pretendojnë për të fituar titullin.

Bylis bën hapa përpara, fiton me Pogradecin

Fitorja që arriti dje Bylis ndaj Pogradecit, në fushën e këtyre të fundit, i dha vendin e dytë në renditje,falë edhe humbjes së Lushnjës, duke arritur kështu të bëhet një rrezik për ekipet e tjera, si për Lushnjën ashtu edhe për Butrintin dhe Sopotin.

 FAKT

Tërbuni akoma nuk ka humbur një ndeshje në të gjitha takimet e zhvilluara deri më tani, duke mbajtur kështu një rekord në të dyja grupet, si tek grupi i Veriut ashtu edhe i i Jugut. Barazimi me Mamurrasin ishte një tjetër rezultat pozitiv, ku edhe ndaj kundërshtarëve direkt vazhdon dhe e ruan këtë rekord.

  Grupi A

 KF Tërbuni 1-1 KF Mamurrasi

KS Besëlidhja 2-0 KF Iliria
KF Burreli 3-2 FK Kamza
FK Veleçiku 3-5 KS Kastrioti
KF Ada Velipojë 0-0 FC Besa

 Grupi B

 FC Lushnja 0-1 KF Sopoti

KF Pogradeci 1-2 FK Bylis
KF Butrinti 0-0 FK Dinamo
KS Shkumbini 1-0 KS Luftëtari
KF Naftëtari 0-0 FK Tomori

 Grupi A

 KF Tërbuni (43)

KF Mamurrasi                      42
KS Besëlidhja                      41
KF Burreli                            22
KF Iliria Fushë-Krujë           17
FK Kamza                           16
FC Besa Kavajë                 16
KS Kastrioti                        16
KF Ada Velipojë                 15
FK Veleçiku                        7

 Grupi B

 FC Lushnja             29

FK Bylis                  29

KF Butrinti               27
KF Sopoti                26
FK Dinamo Tirana   22
FK Tomori               22
KF Pogradeci          19
KS Shkumbini          18
KS Luftëtari             17
KF Naftëtari            17