Skënderbeu-Kukësi, klubi apel tifozëve: Tregoni qytetari!

494
Sigal

Skënderbeu do të luajë sot në shtëpi për të mbyllur javën e shtatë të Superligës shqiptare, ndërsa si kundërshtar do të ketë nënkampionët e Shqipërisë, Kukësin.

Klubi korçar përmes një posti në rrjetet sociale iu  bënë thirrje sportdashësve të ruajnë qetësinë dhe të sillen në mënyrë të  kulturuar.

Për këtë, klubi ka theksuar se në ambientet e stadiumit do të ketë kamera, masa këto të marra pas detyrimit ligjor për shtimin e sigurisë në stadium.

“Pas më shumë se një muaji të denuar për të luajtur pa praninë e tifozëve, klubi ka paguar pjesën e mbetur të dënimit dhe sot do të kemi mundësinë dhe kënaqësinë të luajmë me praninë tuaj në stadium.

Dëshirojmë t’iu njoftojmë dhe të sqarojmë opinionin publik dhe në veçanti tifozët tanë se klubi ka implementuar disa masa shtesë në bazë të ligjit të ri për sportin.Për t’iu përshtatur ligjit, dhe për të krijuar lehtësirat e nevojshme Forcave të Policisë, klubi ka instaluar në stadium Kamera Sigurie.Synimi ynë nuk është dëmtimi i tifozëve por krijimi i kushteve maksimale dhe brënda ligjit për mbarrëvajtjen e çdo takimi që do të luhet në vijim të sezonit në stadiumin ‘Skënderbeu’ për të mos përsëritur situatat e krijuara gjatë takimit të parë sezonal.KF Skënderbeu, ju bën thirrje të gjithë tifozëve për bashkëpunim, qetësi dhe kulturë. Jemi të sigurt dhe shprehim besimin tonë se të gjithë së bashku do të krijojmë në vazhdim ambjentin e duhur për të zhvilluar një takim futbolli në kushte normale dhe brënda regullave.

Faleminderit për mirëkuptimin, KF Skënderbeu”, thuhet në njoftimin e klubit korçar.