Skënderbeu kërkon Ergys Kaçen

464
Sigal

Skënderbeu e mbylli sezonin e Dimrit në vendin e tretë. Kampionët shohin para Partizanin dhe Kukësin e vendit të parë, një pozicion aspak i pëlqyeshëm për korçarët që kërkojnë titullin e 7.

 Për këtë arsye skuadra pritet të përforcojë disa reparte dhe është vënë në kërkim të emrave të mëdhenj. Përflitet se Skëndërbeu mund të ofrojë në formë huazimi Ergys Kaçen, për 6 muajt e mbetur të kampionatit.

Afrimi i mesfushorit të kombëtares do të zgjidhte problemet në organizimin e lojës.

Kaçe ishte huazuar tek Viktoria Plzen, por pas pas sherrit që pati me trajnerin e çekëve u rikthye te PAOK-u i Selanikut.

Ai duket se nuk i ka raportet të mira as me drejtuesit e klubit grek dhe duket se do të jetë në stol edhe për pjesën tjetër të sezonit.

Për këtë arsye klubi po mendon ta huazojë, si zgjidhjen më të mirë të kësaj situate. Skënderbeu duket ekipi më i mundshëm, por pengesë duket paga e lartë që ai merr te PAOK.