Skëndërbeu, kampion i Shqipërisë

474
Skëndërbeu është kampioni i Superligës Shqiptare. U deshën edhe ndeshjet e javës së fundit të kampionatit kombëtar që korçarët të triumfonin. Skëndërbeu mundi 0:2 ekipin e Flamurtarit në Vlorë me golat e Latifit dhe të Plakut. Kurse Partizani nga ana tjetër barazoi me Teutën 1:1 teksa duket se lëshoi pe në momentin që Skëndërbeu po shkonte drejt fitimit të titullit. Kukësi u kualifikua direkt për Europa League pasi fitoi 2:1 kundër Tiranës. Laçi barazoi me Tërbunin. Vllaznia e mundi Bylisin 1:0. Ndërkaq ekipet që zbresin në Kategorinë e Parë janë Bylisi dhe Tërbuni që kishte rënë prej javësh.
Skëndërbeu e mbylli këtë kampionat me 79 pikë, pasuar nga Partizani me 74.
Sigal