Skënderbeu-Jang Bojs, me bilbil holandez në “Elbasan Arena”

553
UEFA EUROPA LIGË
Të enjten, Skënderbeu do t’i rikthehet ndeshjeve të Evropa Ligë, ku në “Elbasan Arena” do të presë zviceranët e Jang Bojs. Ky është takimi i dytë për korçarët, ndërkohë që në të parin janë mundur në Kiev 1-3, pas një ndeshjeje që nuk duhet të kishin dalë pa pikë. Në kampin korçar, ende nuk janë shprehur për këtë sfidë, por duke iu referuar deklarimeve që kanë dhënë në gazetën “Telegraf” trajneri Ilir Daja dhe mesfushori Sabjen Lilaj, kjo ndeshje është vlerësuar maksimalisht, me synim për ta fituar. Këtë ndeshje do ta gjykojë holandezi 

Kevin Blom, i cili ka si asistentë: Çarls Shap, Jost Van Zuilen. Kjo ndeshje përbëhet nga një pesëshe gjyqtarësh, dhe në vijën e portës do të jenë Zheroen Manshot, Allard Lindhut, ndërsa gjyqtar i katërt Hesel Stegstra, të gjithë nga Holanda. Zviceranët kanë barazuar 1-1 në takimin e parë me Partizanin e Beogradit, i cili pret të enjten Dinamon e Kievit. 
Grupi B/ Ndeshjet
Të enjten, 28 shtator 2017 
Skënderbeu-Jang B 20:45
Partizani-Dinamo K 20:45

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Dinamo K 1 3
2.Jang Bojs 1 1
3.Partizan 1 1
4.Skënderbeu 1 0
Sigal