Skënderbeu i nis me humbje dhe sherr miqësoret në Turqi

Në përgatitjet tre ditore që ka nisur në Turqi, dje skuadra e Skënderbeut ka zhvilluar miqësoren e parë. Ndaj Bursasporit, skuadra korçare ka humbur 0-3, por në këtë ndeshje ka patur edhe tension. Gjatë ndeshjes, mesfushori i Skënderbeut, Bakari Nimaga, goditi pa dashje një prej futbollistëve të Bursasporit, i cili edhe pse u rrëzua në tokë momentin e parë, u ngrit më pas për t’u konfrontuar me të. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i futbollistit të Skënderbeut, ku të dy nuk i kursyen goditjet mes njëri-tjetrit, dhe u desh ndërhyrja e stafeve dhe lojtarëve të të dy ekipeve, që situata të normalizohej.