Skënderbeu humbi në Irlandën Veriore, kualifikohet më tutje

523
Skënderbeu nga Korça kualifikohet në rrethin e tretë të eliminatorëve të Champions League në futboll, pasi ka eliminuar ekipin nga Irlanda e Veriut, Crusadersin. Skënderbeu humbi në takimin e dytë, pra si mysafir me rezultat 3:2, por falë fitores së parë me 4:1 në Korçë kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 6:4. Në minutën e 11-të, Arapi ndëshkohet me të kuq, ndërsa Burns me të verdhë. Mbrojtësi është penalizuar me të kuq nga gjyqtari pasi ka qëlluar kundërshtarin me shqelm. Në minutën e 50-të, O’’Flynn kalon vendasit në epërsi dhe 1:0. Bernard Berisha barazon rezultatin 1:1 në minutën e 69-të. Futbollistët nga Kosova ishin edhe sebep të epërsisë, pasi që Bernard Berisha dhe Liridon Latifi realizuan golat. Në minutën e 77-të, Latifi kaloi në epërsi,1:2. Kampioni shqiptar humbi për dy minuta me rezultat 3:2, kur shënuan Snoddy (90+2′) e Mitchell (90+3′). Skënderbeu në rrethin e ardhshëm do të takohet me ekipin nga Moldavia, Milsami e cila eliminoi bullgarët. Ludogorets. Milsami është themeluar si ekip në vitin 2005, ndërsa ka arritur të fitojë nga ai vit deri më sot katër trofe. Milsami njihet ndryshe me nofkën “shqiponjat” dhe luan në Superligën moldave.
Sigal