Skënderbeu hap sot shampanjën

492
Sigal

“Ujqërit e dëborës” kanë kohë që e kanë futur pijen e triumfit të trofeut të pestë në frigorifer

Shampanja e festimeve për titullin e pestë kampion është porositur prej shumë javësh! Ajo qëndron e ftohtë në frigoriferin e Presidentit Adrian Takaj në zyrën e tij në stadiumin “Skënderbeu”. Tapa do t’i hiqet sot, edhe pse Skënderbeu e fitoi titullin më 30 prill, pas atij barazimi “bamirësie” 3-3 me Kukësin. Korça është shndërruar në katër vitet e fundit, një qytet simbol i futbollit, ndërkohë që Skënderbeu, për të katërtin vit rresht po dominon ndaj skuadrave të kryeqytetit, Tiranës (titulli i fundit në vitin 2009) dhe Partizanit (1993), ndërkohë që Dinamos (2010) ndodhet në Kategorinë e Parë. Në javën e 33-të, Skënderbeu, kampion prej dy javësh, do të presë Laçin që kërkon pjesëmarrjen në Europë. Pavarësisht se Skënderbeu nuk ka asnjë objektiv për të arritur, tek ta kanë varur shpresat Teuta dhe Partizani, që rivalizojnë me Laçin në garën për Ligën e Europës. Për këtë arsye sfida e Korçës ka një rëndësi të veçantë, për më tepër që në përfundim të saj do të jetë dhe ceremonia e dorëzimit të titullit, gjë që shijon më shumë me një rezultat pozitiv.

Në një prononcim para ndeshjes, trajneri Mirel Josa u shpreh: 

“Jemi për të luajtur futboll dhe për të respektuar kampionatin. Për ne në këtë ndeshje nuk është i rëndësishëm rezultati por mbyllja e kampionatit, të cilin e fituam. Nuk mund ti kërkoj më shumë futbollistëve. “Skuadra në këto raste kur ka arrit qëllimin nuk është e karikuar apo në presionin e pikëve. Jemi në të njëjtën situatë si në sfidën me Partizanin. Në fushë do të jetë ekipi titullar, me lojtarët që janë aktivizuar gjatë të gjithë sezonit”. Katër kampionate rresht për korçarët: 2010-2011, 2011-2012, 2012-2013 dhe 2013-2014, duke barazuar rekordin historik të Dinamos në vitet 1954-1958.  Gjithsesi, titulli i parë i korçarëve daton në vitin 1933! Pesë tituj kampion ka fituar Skënderbeu gjatë historisë së tij futbollistike që ka nisur në vitin 1930. Korçarët e fituan titullin e parë në vitin 1933 (Kampionati i 4-t Kombëtar, trajner Qemal Omari), sezonin 2010-2011 (Kampionati i 72-të) me dyshen e trajnerëve Shkëlqim Muça dhe më pas Shpëtim Duro, në sezonin 2011-2012 (Kampionati i 73-të) me trajner Stanislav Levin; në 2012-2003 dhe 2013-2014 me Mirel Josën.  Skënderbeu është skuadra e pestë nga rrethet që fiton të paktën një titull kampion, pas Vllaznisë (9), Elbasanit (2), Flamurtarit (1) dhe Teutës (1). Skënderbeu e fiton për herë të katërt rresht kampionati, duke qenë skuadra e dytë e rretheve që mbron në vazhdimësi titullin kampion. Vllaznia e kishte bërë atë më parë në kampionatet e viiteve 1945 dhe 1946. 75 kampionatet e zhvilluara deri tani të Kategorisë Superiore janë fituara nga tetë skuadra: Tirana (24 herë), Dinamo (17), Partizani (15), Vllaznia (9), Skënderbeu (5), Elbasani (2), Teuta (1) e Flamurtari (1). Tirana është ekipi me më shumë kampionate të fituara: 24, 6 prej të cilave para Luftës së Dytë Botërore. Skuadrat e kryeqytetit kanë fituar 56 nga 73 kampionatet. Mirel Josa fitoi titullin e tretë si trajner. Të parin ai e ka fituar me Tiranën në sezonin 2003-2004, atje dhe ku është formuar si lojtar e trajner. Dy titujt e tjerë i ka fituar me Skënderbeun, në sezonet 2012-2013 dhe 2003-2014. Me Tiranën, Josa e fitoi titullin në vitin e tij të parë si trajner.

5 tituj

Ky është titulli i pestë në 62 kampionate që ka marrë pjesë Skënderbeu në Superligë.

4 trofe

Katër kampionate rresht për korçarët: 2010-2011, 2011-2012, 2012-2013 dhe 2013-2014

600 milionë lekë, ja sa vlen titulli

 Me fitimin e titullit kampion, Skënderbeu jo vëtëm që siguroi trofeun e katërt radhazi dhe të pestin në historinë e tij si dhe pjesëmarrjen për herë të katërt në Ligën e Kampioneve, por siguroi edhe një faturë të mirë financiare: afërsisht 600 milionë lekë të vjetër. Vetëm për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, korçarët fitojnë 200 mijë euro, pa llogaritur faktin që e nisën nga turi i dytë (120 mijë euro, por ende jo e zyrtarizuar nga UEFA) dhe 100 milionë lekët shpërblim nga Federate Shqiptare e Futbollit. Me titullin në xhep, Skënderbeu ka nisur të mendojë për aventurën në Ligën e Kampioneve. Shorti hidhet, më 23 qershor në Nion.

HISTORIA

Kampionati i panjohur i vitit 1911

Pavarësisht se është viti 1930, edicioni edhe kur zyrtarisht është luajtur edhe kampionati i parë (i njohur nga FIFA), është “Turneu i Panairi të Fierit”, veprimtaria e parë futbollistike me përmasa kombëtare, i zhvilluar në vitin 1911 (ende i panjohur nga FSHF). Kampione doli Tirana që në finale mundi 6-1 Peqinin. Në atë turne (apo kampionat) morën pjesë Tirana, Elbasani, Kavaja, Berati, Peqini dhe Vlora. Ndeshjet u luajtën muajin prill 1911, madje në një kohë kur shteti shqiptar ende nuk e kishte fituar Pavarësinë (28 nëntor 1912). Lajmin e jep gazeta “Zgim i C’qipërisë”, me drejtor Abdyl Kadri, dhe mban datën e publikimit 21 prill 1911. Sipas shkrimit të asaj gazete, trofeun e mori kapiteni i Tiranës, Zyber Hallulli.

LIBRI I ARTË

1930 – SK Tirana

1931 – SK Tirana

1932 – SK Tirana

1933 – Skënderbeu

1934 – SK Tirana

1935 – (S’u zhvillua)

1936 – SK Tirana

1937 – SK Tirana

1945 – Vllaznia

1946 – Vllaznia

1947 – Partizani

1948 – Partizani

1949 – Partizani

1950 – Dinamo

1951 – Dinamo

1952 – Dinamo

1953 – Dinamo

1954 – Partizani

1955 – Dinamo

1956 – Dinamo

1957 – Partizani

1958 – Partizani

1959 – Partizani

1960 – Dinamo

1961 – Partizani

1962 – (S’u zhvillua)

1962/63 – Partizani

1963/64 – Partizani

1964/65 – 17 Nëntori

1965/66 – 17 Nëntori

1966/67 – Dinamo

1968 – 17 Nëntori

1968/69 – (S’u zhvillua)

1969/70 – 17 Nëntori

1970/71 – Partizani

1971/72 – Vllaznia

1972/73 – Dinamo

1973/74 – Vllaznia

1974/75 – Dinamo

1975/76 – Dinamo

1976/77 – Dinamo

1977/78 – Vllaznia

1978/79 – Partizani

1979/80 – Dinamo

1980/81 – Partizani

1981/82 – 17 Nëntori

1982/83 – Vllaznia

1983/84 – Labinoti

1984/85 – 17 Nëntori

1985/86 – Dinamo

1986/87 – Partizani

1987/88 – 17 Nëntori

1988/89 – 17 Nëntori

1989/90 – Dinamo

1990/91 – Flamurtari

1991/92 – Vllaznia

1992/93 – Partizani

1993/94 – KS Teuta

1994/95 – SK Tirana

1995/96 – SK Tirana

1996/97 – SK Tirana

1997/98 – Vllaznia

1998/99 – SK Tirana

1999/00 – SK Tirana

2000/01 – Vllaznia

2001/02 – Dinamo

2002/03 – SK Tirana

2003/04 – SK Tirana

2004/05 – SK Tirana

2005/06 – Elbasani

2006/07 – KF Tirana

2007/08 – Dinamo

2008/09 – KF Tirana

2009/10 – Dinamo

2010/11 – Skënderbeu

2011/12 – Skënderbeu

2012/13 – Skënderbeu

2013/14 – SKËNDERBEU

 Pero Pejiç, i pari i huaj që fiton “Këpucën e Artë”

 Edhe pse ka mbetur vetëm një ndeshje nga përfundimi i Kampionatit të 75-të Kombëtar të Kategorisë Superiore dhe titulli i përket Skënderbeut, një tjetër trofe do të ndahet në stadiumin “Skënderbeu” pas ndeshjes kundër Laçit. Ai i “Këpucës së Artë” të Superligës. Është pikërisht Pero Pejiç i Skënderbeut, fituesi i trofeut të çmuar individual, i cili shoqërohet edhe një çmim prej 200 mijë lekësh. Kroati bëhet i pari lojtar i huaj që fiton “Këpucën e artë” në vendin tonë. Për momentin, Pejiç është në kuotën e 19 golave, dy më shumë se ndjekësi më i afërt, Sokol Cikalleshi (17), por sulmuesi i Kukësit nuk do të luajë sot, pasi skuadra e tij e fiton 3-0 në tavolinë ndeshjen me Bylisin, por pa autor golash. Në Shqipëri, sulmuesi Pero Pejiç (31 vjeç) ka veshur fanellën e Dinamos, Tiranës, Flamurtarit dhe prej dy sezonesh atë të Skënderbeut. Vetëm në tre raste, golashënuesi më i mirë i sezonit ka qenë një lojtar i Skënderbeut. I pari është Teli Samsuri, me 9 gola në kampionatin e viti 1931. dhe i dyti është Teufik Agai, me 7 gola në edicionin e vitit 1933, vit kur Skënderbeu fitoi edhe titullin e parë kampion. Në sezonin aktual doli Pejiç.

47 gola

ka shënuar Skënderbeu në 29 javë, me një mesatare 1,55 gola për ndeshje

19 gola

ka realizuar sulmuesi më i mirë i kampionatit, Pero Pejiç i Skënderbeut

Rekordi i Resmjes

 Refik Resmja i Partizanit, me 59 gola e mrekullueshëm të tij në sezonin 1951, mban dhe rekordin absolut për numrin më të madh të shënimit të golave brenda një sezoni zë vetëm. Rekordi tjetër mbahet nga Ilir Përnaska i Dinamos, i cili është i vetmi që e ka duke e fituar gjashtë herë rresht “Këpucën e Artë”.