Skënderbeu gjen “Latifin” e ri, vjen kosovari me pasaportë maqedonase, Sahiti

557
Kosovari 22 vjeçar nga Prishtina që luan me Rabotniçki në Maqedoni, Suad Sahiti, konsiderohet si zëvendësuesi i Liridon Latifin, i cili u transferua në Hungari pas kualifikimit të Skënderbeut në fazën e grupeve të Evropa Ligë. Sot pasdite ai pritet të prezantohet te skuadra korçare, dhe më pas do të dalë edhe në stërvitje. Në këtë merkato vere, u bënë shumë spekulime në lidhje me atë që do të zëvendësonte Latifin, por ai u gjet shpejt. Suad Sahiti që nga viti 2014 luan në Maqedoni për Rabotniçkin, duke qenë një lojtar i rëndësishëm për këtë skuadër. Ai ka luajtur 75 ndeshje në tre sezone, ku ka shënuar 9 gola, duke u aktivizuar në disa pozicione në mesfushë, tipik si Liridon Latifi. Madje Maqedonia e pajisi Sahitin edhe me pasaportë, e ndoshta në të ardhmen mund ta shikojmë edhe në kombëtaren e shtetit fqinj.
Sigal