Skënderbeu fiton ndeshjen e çmendur kundër Partizanit

691
Sigal

Përballja e sotme midis skuadrës së Skëndërbeut dhe Partizanit ka qenë mjaft intensive.

‘Ujqërit e dëborës kanë mposhtur ‘Demat e kuq’ me një rezultat 3-2 në një ndeshje që dhuroi spektakël.

Shifrat i ka thyer fillimisht Partizani me anë të një penalltie të shëndërruar në gol nga Bruno Telushi pas një prekje të topit me dorë brenda zonës së rreptësisë nga Artim Položani i Skënderbeut në minutën e 8’. Minutat e fundit të pjesës së parë kanë zgjuar ‘Ujqërit e Dëborës’ të cilët kanë shënuar dy gola radhazi duke mbyllur kështu pjesën e parë me rezultat 2-1.

‘Ujqërit e Dëborës’ u ndihmuan edhe nga dalja me karton të kuq e mesfushorit Broja, duke bërë që Partizani të mbetej me 10 lojtarë në minutën e 39-të. Pjesa e dytë e ndeshjes nisi me një eufori të Skënderbeut, por më pas mes kundërshtive të forta gjyqtari akordoi një penallti të dyshimtë në favor të Partizanit, mirëpo mesfushori Bruno Telushi, gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke gjuajtur jashtë kuadratit.

Goli i fundit u shënua nga Dejvi Bregu i skuadrës së Skëndërbeut në minutën e 82-të, i cili me një goditje të kalibruar nga brenda zonës, topi përfundoi në trekëndëshin e portës aty ku gardiani i Partizanit, Alban Hoxha nuk kishte se çfarë të bënte. Partizani luftarak provoi deri në fund, dhe në minutën e 92-të, Dita devijojë një goditje të trashit duke çuar topin në rrjetë dhe duke ngushtuar shifrat në 3-2. Po vetëm kaq, dhe në fund Skënderbeu iu gëzua fitores ndaj kampionëve të Partizanit.