Skënderbeu fiton 3 milionë nëse kualifikohet sot

498
Skënderbeu do të arrijë të fitojë 3 milionë euro nëse sot siguron kualifikimin për në Play-Off. Skënderbeu është shumë pranë që të bëj mrekullinë për skuadrat shqiptare. Kjo pasi që është pranë kualifikimit për në fazën Play-Off të Ligës së Kampionëve, pasi ndeshja e parë ndaj Milsamit përfundoi me rezultat 2-0 në të mirë të Korçarëve.. Dhe, me rast kualifikimi për në këtë fazë, Skënderbeu do të fitojë hiç më pak se 3 milionë euro nga UEFA. Nëse Skënderbeu arrin që të kualifikohet për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, atëherë do të fitojë plotë 12 milionë euro.
Sigal