Skënderbeu barazon në fund me Teutën

596
Skënderbeu barazoi 1 – 1 me Teutën në Durrës, duke shmangur një humbje në çastet e fundit.
Hila shënoi me 11-metërsh në fillimin e pjesës së dytë, por disfata u shmang nga James në kohën shtesë, i cili realizoi për korçarët, të cilët e çojnë në 15 pikë diferencën me Kukësin e vendit të dytë. Ekipi i Pacult u dorëzua në Gjirokastër. Luftëtari fitoi me rezultatin 2 – 1 sfidën e javës së 25. Fillimisht shënoi Guri për miqtë, por më pas golat e Abazajt dhe Liçajt përmbysën rezultatin.
Kjo humbje nuk i cenon Kukësit vendin e dytë në renditje. Flamurtari barazoi 2 – 2 me Kamzën, në një ndeshje në ndezur, ku u akorduan dy 11-metërsha. Ekipi vlonjat mbeti me 10 futbollistë në minutën e 73’, pasi Bicaj mori të verdhin e dytë.
Vllaznia – Partizani përfundoi pa gola me ekipet që u mbrojtën mirë. Shkodranët vazhdojnë garën për të qëndruar në Superligë, ndërsa të kuqtë synojnë Europën. Laçi fitoi me rezultatin 3 – 1 në fushën e Lushnjes, që luajti me një lojtar në pak prej minutës së 60’ për shkak të një kartoni të kuq të akorduar për Alushin. Kurbinasit renditen në vendin e tretë që e kualifikon në kupat e Europës.
Sigal