Skënder Gega: Gjoka goditja e madhe e Kamzës. Ja e vërteta e Mensah

145

Skënder Gega kërkon fitoren në Kamëz për të vijuar ecurinë mjaft të mirë që ka Partizani deri më tani në Kategorisë Superiore. Në konferencën tradicionale për shtyp në prag të sfidës ndaj kamzalinjve, Gega flet për ndeshjen, si dhe qartëson disa nga prapaskenat e merkatos si me largimin e Jusufit apo edhe tentativën e Tiranës për të veshur bardheblu Emanuel Mensah.

Cilin lojtar të stolit e shikoni si titullar?
Është kënaqësi dhe të kem siguri. Jemi profesionistë. Ka marrëveshje me klub, sfida është mes tyre. Vetëm fusha është ajo që përcakton minutazhin e tyre.

Kërkuat me ngulm një sulmues në merkato…
“Nuk e kam shprehur ndonjëherë që duhet një sulmues. Unë dua ekip që luan në sulm edhe në mbrojtje. Ajo pjesë që bën lojën ofensive, ka bërë detyrën më të mirë. E mira s’a fund. Kemi parë për lojtarë, në janar është e vështirë të afrosh dikë që është pa klauzolë, pa kontratë. Nëse do vinte dikush që do bëntë diferencën “OK”, gjithsesi asgjë s’ka ndodh.

Çfarë ndodhi me Jusufin?
Jusufi është afruar në moment dimri. Nuk ka qenë i preferuar im. Për mua ishte jashtëzakonisht pozitiv. E kemi shfrytëzuar në detaje. Është pretendimi i tij për të pasur një vend të sigurt. Këtu asnjë nuk e ka vendin e sigurt. Nuk bëjmë kontrata premtuese.

Keni një repart ofensiv me shumë elementë
E kam theksuar që asnjë nga këta nuk ka formatin e një sulmuesi që duhet të jetë. Këta që përmendët, janë pjesë e shëndoshë e performacnës tonë. Mala s’ka qenë kurrë sulmues kreysor, por loja tregon që shënon.

Para merkatos mendohej që do të afrohej sulmues, por kanë ardhur mesfushorë. A është mbipopulluar ky repart?
Jo, jemi brenda numrit. Nesër sfida do të jetë mes lojtarëve që do të jenë në njëmbëdhjetëshe. Në momentin që na duhen, ata janë në të njëjtin nivel, kjo është ajo që na duhet. S’mund të bëjmë qoka, është luks nëse sjell një grup lojtarësh që kanë të njëjtin nivel. Shpresoj që këta që kanë ardh të na japin shtysën më të madhe. Çdo gjë tjetër e respektoj.

Eraldo Çinari, mos do të ishte më mirë një huazim, pasi ka luajtur pak?
Edhe kur ka ardhur Çinari nuk i kam premtuar vend. Kam një mision, shumë të vëshirë. Njerëzit duhet të riten, të presin. Duhet të kenë durim. Çinari është pjesë e jona, nuk e kam nxjerrë në merkato, ai nuk ka kërkuar të largohet, edhe ai do të ketë mundësitë e tij.

Nesër keni 2 mungesa të rëndësishme…
Janë 2 mungesa të rëndësishme (Trashi, Hila). Për fat të keq Hila do të mungojë pak ditë, kurse për Trashin, normal ndodh pas 1 të kuqi, por për fat të mirë kemi njerëz që mund ta zëvendësojnë.

Pse është Partizani favorit kryesor?
Unë i shikoj të gjithë si rival. Kampionati është i gjatë, kemi edhe 17 ndeshje të tjera. Kemi edhe Kupën pastaj.

Tirana ka kontaktuar Mensah…
Nuk jam i sigurt si ka ndodhur, patjetër që kemi pasur kërkesa, mendoj se Mensah ka qenë pjesë e rëndësishme e ekipit, të jem i qartë, nuk kam kërkuar të largohet. Gjithsesi nuk më intereson si ka shkuar tratativa. Të gjithë që kanë ardhur kanë pasur miratimin tim. Besoj se kemi bërë punë të mira. Shpresoj që në momentin që zbresim në fushë të adaptohen. Deri në fund të kampionatit shpresoj të jetë grupi i shëndoshë.

Ndeshja e fundit e Kamzës me Tiranën, si duket tani në krahasim me 2 takimet e para që keni luajtur?
Ka bërë ndryshime Kamza, nuk e quaj regres apo progres. Goditja e tyre më e mirë është Gjoka, punon me pasion dhe ka eksperiencën e duhur. Për mua është sfidë, çdo ndeshje e shikoj si finale. Do të shkojmë në Kamëz për të bërë më të mirën. Na duhet fitore dhe do të bëjmë çmos për të marrë 3 pikë. E kanë treguar tifozat edhe në Korç që erdhën, në mes të acari, ndaj kemi edhe mbështjen e tyre, nuk jemi vetëm.

Si paraqitet gjendja e Dilaver Dukës?
Duka u dëmtua në ndeshjen me Dinamo e Zagrebit, është në terapi. Shumë shpejt do të ketë mundësi të tregoj vlerat e tij.