Skënder Gega: “Do të luftojmë për fitore!”

510
Sigal

 Trajneri i Kombëtares U-21 flet para sfidës me Moldavisë: “E mundëm një herë në Korçë”

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë të sot (18:00) kundër Moldavisë, në stadiumin e Tiraspolit. Kjo është ndeshja e fundit në eliminatoret e Euro 2013 të kësaj moshe, ku ka mundur të grumbullojë pesë pikë nga shtatë ndeshjet e zhvilluara. Shqipëria e ka arritur fitoren e vetme në grup, pikërisht ndaj Moldavisë, 4-3, një takim i luajtur ne Korçë, ndërsa në bankinë ishte ish-trajneri Artan Bushati. Përfaqësuesja U-21 mbërriti të martën në orët e vona në Tiraspol, pas një udhëtimi prej gati 15 orësh, ndërkohë që dje kreu edhe stërvitjen e vetme në stadiumin ku i luan ndeshjet Sherif Tiraspoli, atje ku do të luhet edhe ndeshja. Takimi i fundit i Kombëtares U-21 ishte barazimi pa gola me Rusinë, në Moskë, një sukses i rëndësishëm ndaj ekipit më të mirë të grupit tonë. Gazeta “Telegraf” bisedoi me trajnerin Skënder Gega, në lidhje me përgatitjet për ndeshjen kundër Moldavisë.

Zoti Gega, Shqipëria U-21 do të luajë nesër kundër Moldavisë, që është dhe ndeshja e fundit në grup në këto eliminatore. Cila është gjendja e përgjithshme?

Kjo është ndeshja e fundit në grup, por për mua si trajneri, ajo është shumë e rëndësishme. Këtë grumbullim kemi pasur shume siklete, pasi pjesa më e madhe e lojtareve u bashkua me ekipin vetëm dje, që në fakt, për hir të së vërtetës, vetëm kemi udhëtuar bashkë, por jo stërvitur. Arsyeja kanë qenë ndeshjet e tyre neper klube, sidomos të atyre që jetojnë jashtë. Sot do jetë stërvitja e parë, pra një ditë para ndeshjes. Unë mundohem të parashikoj vetëm kontributin, që ne duhet të japin në fushë. Secili nga futbollistët duhet të japë maksimumin, atëherë i afrohemi pretendimeve qe kemi. Për mua është shumë e rëndësishme që këta lojtarë po rriten vazhdimisht në lojën e tyre.

Disa nga lojtarët e grumbulluar po bëjnë paraqitje të mira me ekipet e tyre ku ata luajnë. Sa besoni se, do të ndikojë performanca e tyre?

Si staf teknik, jemi të kënaqur që disa prej tyre po luajnë shumë me klubet e tyre, siç janë Bekim Bala në Çeki, Armando Vajushi në Bullagari, Mërgim Bajraktari në Zvicër, apo lojtarë të tjerë. Do të na mungojë Armando Sadiku, që është një futbollist i rëndësishëm për ekipin, por jam i kënaqur që ai ka fituar besimin e trajnerit Xhani De Biazi. Shpresoj që dhe të tjerë të afrohen në Kombëtare. Dua të sqaroj se, Dosti nuk ka ardhur pasi është pezulluar nga klubi, ndërkohë që Fabio Hoxha ishte në kërkim të një klubi, dhe nuk arriti të bashkohej me grupin, pavarësisht se ishte në listë për këtë ndeshje. Për herë të parë do të jetë Edon Hasani, i cili ka firmosur me Liteksin e Loveçit në Bullgari.

Kombëtarja U-21 do të luajë pas barazimit të bukur në Rusi, sa i motivon lojtarët dhe ju personalisht?

Është e vërtetë se, vijmë pas një barazimi kundër Rusisë, një prej ekipeve më të forta në grupin tonë, por dhe në Europë, dhe pikërisht këtu qëndron edhe rëndësia e ndeshjes me Moldavinë. Duhet ta vlerësojmë në maksimum dhe ta harrojmë të kaluarën, qofshin këto dhe barazimet me Rusinë apo Portugalinë. Sot, të gjithë jemi të qartë: nuk ka ekipe të dobëta. Nëse luajmë në grup, me disiplinë taktike, pa u shpërqendruar dhe treguar nënvleftësim, atëherë të jeni i bindur se gjërat do të shkojnë mirë. I kemi të gjitha mundësitë që, të bëjmë një paraqitje te mirë

Në Korçë, fituam 4-3, a mund të dalim me sukses në Tiraspol?

Kjo ndeshje nuk ka asnjë lidhje me atë që është zhvilluar në Shqipëri, pra më atë fitore 4-3. Ekipi ynë pothuajse ka një fytyrë të, në të gjitha aspektet.

 Formacioni kundër Moldavisë

Ekipi që do të luajë kundër moldavëve është ky: në portë, Frashëri; në mbrojtje Fejzullahu, Prençi, Sallaj dhe Matoshi. Mesfusha do të përbëhet nga Barjaktari, Hasani, Deliallisi, Brahimi dhe Vajushi, ndërsa në sulm i vetëm do të jetë Bala.

U-21, GRUPI 6

 Sot, 06.09.2012

Moldavi-Shqipëri     18:00

Rusi-Poloni          16:00

RENDITJA

Portugalia      7    14

Rusia           6    13

Polonia         6    10

Shqipëria       7    5

Moldovia        6    3

MIQËSORJA

16 tetor, Shqipëri-Angli  

Shqipëria U-21 do të luajë një miqësore luksi, pikërisht kundër Anglisë, të programuar për më 16 tetor. “Deri atëherë, – tha Gega, – do të shikojmë edhe për lojtarë të tjerë. Jemi duke vëzhguar me kujdes disa futbollistë, të cilët do t’i afrojmë”. Kjo është një miqësore e rrallë për Kombëtaren U-21.

Lajm i keq

Shqipëria humbet 10 vende në FIFA

 Shqipëria mori një goditje 10-ballëshe nga FIFA në prag të ndeshjeve me Qipron dhe Zvicrën, duke zbritur nga vendi i 74-t në atë të 84-t, në renditjen e muajit shtator. Kombëtarja e Xhani De Biazit tani ka 410 pikë, në raport me 448 pikët që ajo pati në muajin gusht. Shqipëria barazoi pa gola me Moldavinë, në miqësoren e 15 gushtit dhe kjo ndikoi në zbritjen e vendeve. Në renditjen botërore ndodhemi midis Kongos (vendi i 83-të, 413 pikë) dhe Burkina Fasos (85, 406 pikë). Në renditjen specifike europiane, pra të zonës UEFA, Shqipëria ndodhet në vendin e 35-të nga 53 shtete. Qipro, kundërshtari i parë në eliminatoret e Botërorit 2010, ka humbur 12 pozicione, dhe tani klasifikohet në vendin e 135-të (232 pikë). Zvicra, me të cilën do të ndeshemi   në Lucernë, më 11 shtator, renditet në vendin e 20-të (847 pikë) dhe ka ngjitur 3 vende. Renditja botërore kryesohet nga kampionia e freskët e Europës, Spanja (1617 pikë), e ndjekur nga Gjermania (1437 pikë) dhe Anglia (1274).

Lajm i mirë

Kombëtarja fiton 3-0

 Kombëtarja fitoi 3-0… por, me të rinjtë e Teutës, një test ky i zhvilluar dje në fushën sportive të resortit “Tropikal”. Pjesa e parë përfundoi 1-0 me golin e Armando Sadikut. Në të dytën realizuan Jahmir Hyka dhe Hamdi Salihi.